Filipçe: Kthehen në punë infermieret të cilat u angazhuan në kohë të caktuar

TË FUNDIT

Prej nesër, 40 infermiere kthehen në punë, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se marrëveshjet me të cilat infermieret ishin të angazhuara në kohë të caktuar në Dhomën shëndetësore – Shkup, u vazhdohen.

“Ata edhe më tej do ta punojnë profesionin më fisnik – shpëtimin e jetës së njerëzve!”, ka shënuar ministri në Fejsbuk.