Filipçe: Janë siguruar mjete për ilaçin të cilin do ta marrin tre fëmijë me fibrozë cistike

TË FUNDIT

Janë siguruar mjete për ilaçin të cilin do ta marrin tre fëmijë me diagnozë fibrozë cistike, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke shtuar se pas përfundimit të terapisë të shihen rezultatet, transmeton TV21.

“Bëhet fjalë për ilaç të cilin e merr një kategori e fëmijëve me diagnozë fibrozë cistike, gjegjësisht me një lloj specifik të një prej gjeneve të cilat i mbajnë. Përndryshe, pacientë me fibrozë cistike ka shumë. Nuk janë të gjithë kandidatë për ta marrë këtë ilaç. Edhe në Klinikën e Pediatrisë, FSSHM siguroi një buxhet në të cilin duhej të shihej efekti i ilaçit për shkak të asaj se edhe krahas asaj që është specifik për atë lloj, te ajo diagnozë, jo gjithmonë jep rezultate. Dhe ashtu ishte marrëveshja se do të fillojë me buxhet të kushtëzuar, do të merret ajo sasi dhe pas rezultateve të tregohet se a ka ose jo efekte, detyrimin do ta ndërmarrim ne në kuadër të programit tonë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

TË NGJAJSHME