"Festa e muzikës" edhe në Prishtinë

Festë të muzikës ka edhe në Prishtinë. Që nga ora 14:00 e së dielës, e deri para mesnate sheshi i kryeqytetit do të zhurmojë nga zhanre të ndryshme të muzikës. Në ditën e parë të verës dhe jo vetëm kaq, muzikë do të dëgjohet edhe në disa lokacione tjera, si në Ulpianë dhe në SOS Fshat.
Sot, do të përformojnë artistë të ndryshëm, e që ky është edhe qëllimi i këtij organizimi, të promovohen interpretues individual dhe grupor, amator dhe profesional. Nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë dhe Ministrinë e Kulturës, edhe në Prishtinë po shënohet festa e njohur në mbarë botën, si “Festa e Muzikës”.
Grupe të ndryshme muzikantësh do të prezantohen sot në skenat e vogla dhe të mëdha, të vendosura në disa lokacione me frekuencë më të lartë të qytetarëve.
Saranda Bogujevci, drejtoreshë e drejtorisë së kulturës në Komunën e Prishtinës, thotë se tradita e kësaj feste ka filluar edhe më herët në Prishtinë, veçse ka qenë me përmasa më të vogla.