Faturat për ngrohjen qendrore në Shkup mbesin të njëjta

TË FUNDIT

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit e informon opinionin se kanë sjell vendime me të cilat çmimi i përgjithshëm i energjisë për ngrohje të tre kompanive në territorin e Qytetit të Shkupit mesatarisht zvogëlohet në mënyrë jo të konsiderueshme.

“Me këto vendime me të cilat ka ulje jo të konsiderueshme të çmimit të energjisë për ngrohje, faturat që i marrin konsumatorët e përfshirë në BEG, ELEM Enegjetika dhe Shkup Veri praktiksiht do të mbesin në nivelin e njëjtë si në sezonin e kaluar të ngrohjes. Duke e pasur parasysh periudhën jashtëzakonisht të ndërlikuar në të cilin gjendemi me pandeminë e Kovid-19, shpenzimet kompanive energjetike janë llogaritur në nivel minimal. Analizat tregojnë se ngrohja e energjisë së ngrohjes përmes sistemeve qendrore për ngrohje të tre kompanive në qytetin e Shkupit mbetet më ekonomike dhe ekologjike dhe si zgjidhje më e arsyeshme. Apeloj që çdo amvisëri që është e kyçur në sistemet e energjisë së ngrohjes nga tre kompanitë në territorin e Shkupit ta shfrytëzojnë këtë energji”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.