Falsifikuan certifikatën e lindjes për një fëmijë, kallëzim penal ndaj 3 personave në Shkup

TË FUNDIT

MPB ka dorëzuar kallëzim penal ndaj K.N. 32 vjeç nga Shkupi për keqpërdorim të autoritet zyrtar dhe falsifikim të dokumentit dhe ndaj B.H. 30 vjeç dhe Sh.H. 29 vjeç, gjithashtu nga Shkupi, për “përdorim të dokumentit me përmbajtje të rreme”

“I raportuari i parë K.S., në cilësinë e zyrtarit, i punësuar në Njësinë rajonale për punë amë – Shkup pranë Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë në Ministrinë e Drejtësisë, sipas marrëveshjes së mëparshme me të raportuarin e dytë dhe të tretë, më 04.11. 2021, pa kërkesë me shkrim për lëshimin e certifikatës së lindjes dhe pa dëshmi të taksës administrative të paguar për lëshimin e një certifikate, përgatitën dhe lëshuan një certifikatë lindjeje për fëmijën e tyre të mitur, në të cilën kanë shënuar të dhëna nga një fëmijë tjetër i mitur”, thonë nga MPB.