Facebook Messenger -in tani mund ta përdorni pa llogari në Facebook

Tash e tutje aplikacioni “Facebook Messenger” do të mundësoi që të mund të regjistroheni në Facebook Messenger edhe nëse nuk keni një llogari në Facebook.
Pasi të instaloni aplikacionin Messenger, do të shfaqen opsionet “Log in with Facebook” ose “Not on Facebook?”. Ju mund të zgjidhni opsionin e dytë për t’u regjistruar nëpërmjet numrit të telefonit. Ju duhet të vendosni edhe një emër dhe foto.
Kështu ju mund të përdorni aplikacionin Messenger edhe nëse nuk e përdorni rrjetin social Facebook. Sigurisht, ju mund të vazhdoni të regjistroheni tek Messenger me llogarinë tuaj Facebook, nëse keni një të tillë. Kjo veçori e re është për ata njerëz që për arsye të ndryshme nuk kanë një llogari të tyren në Facebook, dhe mund të përdorin aplikacionin Messenger vetëm për të komunikuar me të tjerët. Veçoria e re është aktualisht në dispozicion vetëm në SHBA, Kanada, Peru dhe Venezuela. Së shpejti do të vijë edhe në vende të tjera në të gjithë botën.