“Është bërë traditë – bëhu antishqiptar, fito zgjedhjet. Por ne vepruam me mendje në kokë, bëmë analiza dhe ishim çelësi i stabilitetit të shtetit” – tha Ali Ahmeti

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Gostivari ka folur edhe për partitë maqedonase, përcjell TV21. Ahmeti tha se partitë maqedonase e kanë bërë si praktikë që për t’i fituar zgjedhjet bëhen antishqiptarë.

“Situata goxha shqetësuese, dhe këto shqetësime kanë filluar të shfaqen që nga fillimi i fushatave anti-shqiptare, sepse është bërë praktikë, a dëshiron me i fitu zgjedhjet bëhu anti-shqiptar”, u shpreh Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.