Është arrestuar personi që sulmoi një mjek në Klinikën e Toksikologjisë

TË FUNDIT

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar S.A.  (32) nga Shkupi i cili sulmoi një mjek në Klinikën e Toksikologjisë. Kundër tij do të ngritët akuzë adekuate, konfirmuan nga MPB për MIA-n.

Incidenti në Klinikën e Toksikologjisë ndodhi dje, mjeku i cili ishte sulmuar kishte përfunduar me disa hematomë dhe prerje në trup.

Dënim për sulmin ndaj mjekut, në një shkrim në Fejsbuk dërgoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Shumë ashpër e dënoj këtë akt, nuk ka arsyetim për dhunë. Për fat të keq, ky nuk është incidenti i parë i tillë, mjekët shumë shpesh janë të ekspozuar në sulme verbale dhe fizike. Të mos harrojmë se këta persona kujdesen për më të afërmit tanë dhe se shpëtojnë jetë njerëzish. Iu bëj thirrje institucioneve që plotësisht ta hetojnë rastin dhe në mënyrë adekuate të sanksionojnë”, shkroi Filipçe. fc/