Escobar: Marrëveshja hap derën për integrime euroatlantike të Kosovës dhe Serbisë

TË FUNDIT

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, përcjell TV21. Escobar tha se kjo marrëveshje “hap derën për integrime euroatlantike për të dy vendet”.

“Dua të përgëzoj palët për arritjen e një marrëveshje të vështirë por të nevojshme për të gjetur një marrëdhënie paqësore dhe të parashikueshme mes tyre. Kjo tani hap derën për integrime euroatlantike për të dy vendet, por hap derën edhe për rajonin, për një periudhë të re të paqes”, tha Escobar.