Emërohen drejtorë në disa institucione shëndetësore, Taravari tregon emrat

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në disa institucione, përcjell TV21.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive është emëruar Prof. Dr. Ognen Kostovski, drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji emërohet Prim. Dr Oliver Zafirovski, Dr. Rexhep Memedi emërohet drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve si dhe drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit  “8 Shtatori” emërohet Prof. Dr Sinisha Stojanoski.