Array

Ekskluzive: Çka përmban dokumenti për Minishengen

Must Read

Dortmundi i cakton afat Manchester Unitedit për Sanchon

Borussia Dortmund i ka caktuar afat Manchester Unitedit që deri më 10 gusht të pajtohet me kushtet...

Zjarr masiv në SHBA, të paktën 8 mijë persona braktisën shtëpitë

Të paktën 8000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi një zjarr masiv ka përfshirë...

Inspektorati Shtetëror i Tregut me duar të plota po punon në bregun e Liqenit të Ohrit, kallëzime penale kundër tre objekteve hotelierike

Pronarët e tre objekteve hotelierike në bregun e Liqenit të Ohrit morën kallëzime penale për shkak të...

Shqipëria s’po e heq kufirin me Kosovën, por me Serbinë po

- Advertisement -

Marrëveshja për Mini-Schengenin që Serbia ia dërgoj Shqipërisë dhe Maqedonisë për nënshkrim, të cilën e ka pa TV21, e konfirmon këtë gjë.

Prishtina zyrtare para pak javësh, publikisht thirri “si motrën” Tiranën që të largojë kufirin, doganat dhe t’i lë shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës që të “bashkohen” pa kufi në Vërmicë.

- Advertisement -

Tirana heshti, ndërsa Prishtina s’foli më me zë.

- Advertisement -

Javën e kaluar, Beogradi zyrtar ka bërë gati draftin e parë për #MiniSchengen, dhe diplomatët në Prishtinë ia konfirmuan këtë gjë TV21.

Në dokumentin që ka përpiluar Serbia, ofrohet hapja e kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Por, Serbia “de jure” s’ka kufi me Shqipërinë, meqë Kosovën e kanë në mes.

Serbia drafton Mini Schengenin

Beogradit po i ngutet me bërjen e Mini-Schengenit, dhe të rrisë raportet tregtare me Shqipërinë e Maqedoninë, andaj i ka vënë gjërat në letër.

Pas takimit mes #AleksandarVuçiq, #EdiRama e #ZoranZaev, qeveria e Serbisë ka përgatitur draftin e parë për bashkëpunimin mes tri shteteve në fushën e tregtisë dhe tregtimit.

Burime diplomatike të TV21 në Prishtinë thonë se “drafti veç është në duart e disa ambasadave”, dhe që “s’ka reagime negative ‘për draftin’”!

TV21 i është dhënë qasje në draftin (versionin anglisht, meqë thuhet se është në tri gjuhë) të cilin qeveria e Serbisë, pritet ta nis tek Tirana dhe Shkupi zyrtar.

“Palët”, siç i përshkruan draft memorandumi Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë, kanë për synim largimin e të gjitha pengesave për “rritjen progresive” të tregtisë.

Prishtina ka reaguar ashpër ndaj Tiranës zyrtare pse u përfshi në raporte të tilla me Serbinë, meqë Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe as kufijtë e saj.

Drafti përshkruan procedurat e thjeshtësuara të bashkëpunimit “ndërkufitar”, duke prekur edhe këmbimin e informatave dhe të dhënave nga zyrat e specializuara për ushqim, veterinari dhe fitosanitari.

Serbia përmes këtij drafti parasheh që Tirana dhe Shkupi zyrtar përveç tregtisë të kenë edhe bashkëpunim dhe “këmbim të informatave të klasifikuara nga autoritetet kufitare”, përfshirë këtu doganën.

Tirana dhe Shkupi zyrtar, ende nuk dihet se kur do ta pranojnë versionin e këtij draftit, me të cilin pritet të vënë në funksion idenë e tre shteteve për “Mini-Schengen” në Ballkan./TV21/

- Advertisement -

Latest News

Zjarr masiv në SHBA, të paktën 8 mijë persona braktisën shtëpitë

Të paktën 8000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Riverside County, në...

Inspektorati Shtetëror i Tregut me duar të plota po punon në bregun e Liqenit të Ohrit, kallëzime penale kundër tre objekteve hotelierike

Pronarët e tre objekteve hotelierike në bregun e Liqenit të Ohrit morën kallëzime penale për shkak të mosrespektimit të dispozitave nga Protokolli...

Bisedimet Kosovë-Serbi, Hyseni i ka kërkuar Palmerit praninë e përhershme të SHBA-së në bisedimet në Bruksel

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, sot në Washington ka pasur takim me Zëvendës-Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin...

Për shkak të motit të keq ndalohen kërkimet për djalin 16 vjeçar

Për shkak të motit të keq ndalohen kërkimet për 16-të vjeçarin i cili dje pasdite u zhduk në Liqenin e Prespës. Ppas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com