​“Treni” nis xhirimet

Filmi “Treni” me skenar nga Selmon Beha dhe Jeton Rushiti dhe regji nga Selmon Beha ka filluar xhirimet të hënën. Xhirimet e filmit të shkurtër do të zgjasin shtatë ditë.
Gjatë një lufte, një djalë i ri e gjen veten të bllokuar në tren me një grup të të panjohurve. Çdo person në tren do të duhet të pajtohet me natyrën e tij të vërtetë qoftë ai hero apo batakçi.
“Treni” është i fokusuar në zgjedhjet e vështira morale që ne si njerëz jemi të imponuar t’I bëjmë në situate të ndryshme.
Në këtë film luajnë: Faris Berisha, Besfort Daka, Dardan Gashi, Luan Kryeziu, Kumrije Hoxha, Majlinda Kosumoviç, Alketa Sylaj, Safete Rogova, Nuhi Matoshi, Florist Bajgora, Edona Vatoci, Emal Gërdovci,etj.
Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Mono’ me producent Jeton Rushiti dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi pritet të përfundohet gjatë muajit gusht.