​“Thirty One” – ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës mbajti sot konferencën për media ku u prezantua ekspozita e titulluar “Thirty One” e Kontakt Art Collection, që është organizuar si bashkëpunim në mes të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Grupit ERSTE dhe Fondacionit ERSTE.
Ekspozita “Thirty One” do të prezantojë 31 punë nga artistët që janë pjesë e Koleksionit të Kontakt Art Collection dhe të cilat u përzgjodhën nga artisti Petrit Halilaj dhe kuratori Hans Ulrich Obrist. Veprat u aranzhuan nga drejtori i GKK, Erzen Shkololli dhe ceremonia e hapjes së ekspozitës do të mbahet të mërkurën më 17 qershor në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli tha se është nder dhe kënaqësi të prezantojë ekspozitën “Thirty One”, në të cilën do të prezantohen 31 artistë nga Kontakt Art Collection dhe në të cilën ekspozitë vepra më e vjetër që do të shfaqet është nga viti 1961 dhe më e reja nga viti 2006.
“Galeria Kombëtare e Kosovës ka nderin të organizojë ekspozitën “Thirty One” dhe të prezantojë kështu një përzgjedhje të jashtëzakonshme të veprave dhe artisteve që janë p jesë e koleksionit të Kontakt. Ekspozita titullohet “Thirty One,” pra tridhjetë e një për shkak se janë tridhjetë e një artistë të koleksionit pjesë e ekspozitës, dhe se ekspozita do të jete e hapur për tridhjetë e një ditë”, tha Sokoli.
Ai shtoi se paraqet nder që përzgjedhjen dhe konceptin e ka bërë “kuratori ndoshta më eminent dhe më global në botë”, Hans Ulrich Obrist, në bashkëpunim me artistin Kosovar Petrit Halilaj, i cili përfaqësoi Republikën e Kosovës për herën e parë në historinë e saj në edicionin e 55-të të Bienales së Venedikut në vitin 2013.
Ndërsa udhëheqësja e Kontakt Art Collection, Kathrin Rhomberg u shpreh se është kënaqësi të ekspozojë punët e ekspozitës së Kontakt Art Collection në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ajo tha se kjo ekspozitë u ndërtua përmes një bashkëpunimi të veçante në mes të Kontakt Art Collection, Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Erzen Shkolollit, i cil i aranzhoi ekspozitën, si dhe dy seleksionuesve, Halilaj dhe Obrist.