​Rosberg triumfon në Monaco

Pavarësisht se shumë pilotë paralajmëruan se do të dalin triumfues në garën për Çmimin e Madh të Monacos një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Nico Rosberg është piloti që ka fituar këtë garë.
Piloti i skuadrës së Mercedesit u rendit i pari, para atij te Ferrarit, bashëkombasit të tij, Sebastian Vettel, ndërsa në piedestal u ngjit edhe vozitësi tjetër i Mercedesit Lewis Hamilton, i cili e përfundoi garën si i treti.
Hamilton ishte në prag të fitores, por ekipi i Mercedesit paplanifikuar e thirri në boks, duke ia dhuruar në këtë mënyrë fitoren pilot tjetër të ekipit.
Rosberg në Monte Carlo shënoi fitoren e vet të dhjetë në karrierë në garat e Formula 1.