​Meier “mbreti” i Bundesligas

Bundesliga ka qenë një nga ligat më interesante në botë për cilësinë e ekipeve dhe ndeshjeve të cilat ua fali spektatorëve.
Por, ajo që është ditur mjaft para se të përfundojë kampionati ka qenë emri i golashënuesit më të mirë, për faktin se dy nga pretendentët kryesorë për këtë titull një kohë të gjatë ishin jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimeve.
Në këtë mënyre sulmuesi Alexander Meier i Eintrachtit të Frankfurit është shpallur më i miri me 19 gola, kurse e “ndjekin” dy golgeterët e kampionit nga Munihu, Arjen Robben dhe Robert Lewandowski, me nga dy gola më pak.
Lista e golashënuesve në Bundesliga
1.A.Meier (Eintracht Frankfurt) 19 gola
2.A.Robben (Bayern Munchen) 17
3.R.Lewandowski (Bayern Munchen) 17
4.B.Dost (Wolfsburg) 16
5.P.Aubameyang (Borussia Dortmund) 16