​Kjo është miqësi e përjetëshme(Foto)

Shumë prej jush ndodh ende ju kujtohen shokët e fëmijërisë, dhe po ashtu që shumë prej tyre të mos I keni takuar prej shume e shumë vitesh. Obligimet e ndryshme, jeta ndër vite, banimi në qytete të ndryshme, e shumë të tjerë faktorë si ky mund të ju kenë larguar fizikisht nga shokët e fëmijërisë. Ironikisht ju ndaheni nga miqtë tuaj dhe harroheni ndër vite…
Megjithatë, disa miqësi refuzojnë që të vdesin. Dëshminë reale na sjellin këta pesë djem nga Amerika, të cilët që nga viti 198, ata mblidhen cdo pesë vjet, në vendin e njëjtë, me rroga gati të njëjta, për të bërë foto të përbashkëta. Dhe premtimet që ata I kanë dhënë njëri tjetrit është se do ta realizojnë foton nga vendi I njëjtë, deri tek personi I fundit I gjallë në këtë botë.
Gjon Wardlaw, Mark Rumer, Dallas Burney, Xhon Molony, dhe John Dickson takohen çdo pesë vjet në një kasolle të vjetër në Kaliforni, për të kapur të njëjtën pamje që ata bënë kur ishin 19 vjeç.
Kur u pyetën se pse e bëjnë këtë, John Wardlaw (njeriu në të majtë) thotë: “Ne të gjithë e kemi mendimin e njëjtë dhe I kemi dhënë fjalën njëri tjetrit që çfarë do që të ndodhë ne do ta bëjmë foton e njëjtë nga vendi i njëjtë. Kjo tregon që ne do të ndrysho jmë por dashuria për njëri tjetrin do të mbetet e njëjtë gjithmonë”.
Çfarë do të shihni më poshtë, është jo vetëm një udhëtim në kohë, po është edhe një vizion i miqësisë shumëvjeçare.
1982 (19 vjeç)

1987 (24 vjeç)

1992 (29 vjeç)

1997 (34 vjeç)

2002 (39 vjeç)

2007 (44 vjeç)

2012 (49 vjeç)

Foto e radhës i bie që ta bëjnë në vitin 2017. Urojmë ti shohim prapë bashkë.