​Grupi nga Kosova ftohet për koncerte në Beograd

Nuk ju duhet asnjë marrëveshje politike, as njohje bilaterale. Muzika është ajo që po e qon grupin ‘Gipsy Groove’ nëpër shumë koncerte, madje në shumë prej tyre që mbahen në Beograd.
Këtij grupi sipas solistit Bajram Kinolli që me emrin e tij artistik njihet si Kafu, nuk i duhen as ndërmjetësimi i organizatave që shpeshherë bëjnë kësi lloj projekte.
Kafu thotë se menaxhimi i mirë i një bendi i dërgon ata në çdo vend, e madje edhe aty ku shumë bende të tjera apo grupe të muzikës nuk mund të shkojnë.
Kafu thotë se me muzikë thyen të gjitha kufijtë.
“Ka shumë dyer të hapura për me prezantu diçka të re nga vendi jonë, por kohën e fundit mënyra e vetme që janë duke e shfrytëzuar në maksimum është nëpërmjet organizatave duke përdor një politikë jo të konstruktuar me ideologji që njerëzit mendojnë me e pas. Ndryshe me grupin tonë. Muzika është ajo që neve na jep identitet për këtë grup. Muzika na njofton me shumë kultura të tjera”, tha Kafu për KosovaPress.
Ai, thotë se në Beograd nuk shkon për të zgjidhur probleme politike por t ë bëjë muzikë duke shfaqur edhe atje kulturën dhe atë që bënë më së miri edhe në Kosovë.
“Krejt çka po duam me thonë është se, nuk na vyen organizatat ndërkombëtare për me pas ndërlidhje kulturore me një fqinj por veç një ftesë dhe një hapësirë e mirë dhe një bashkëpunim i mirë”, thotë Kafu për KosovaPress.
Së fundmi, Kafu bashkë me grupin e tij është ftuar të bëjë muzikë në disa vende. Ata do të jenë të pranishëm në ‘Sos Fest – Visegrad Meets Balkan’, i cili do të mbahet në ambient të hapur nga 25 – 30 Gusht të këtij viti.
Në këtë event do të marrin pjesë 12 grupe nga gjithsej 12 vende të ndryshme.
‘Gipsy Groove’ do të mbajë edhe një koncert promovues në Novi Sad. Ky i fundit siç thotë edhe vetë Kafuja është njëri ndër vendet më të mira ku këndohet live.
Këtij grupi në ndihmë i ka dalë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila po ua mundës on udhëtimin dhe akomodimin për disa ditë në Vojvodin