“E dorëzojë mandatin e deputetit” – Elmi Aziri flet për dhomën “161”

TË FUNDIT

Në vazhdimësi është thënë nga pozita se, eksponent të Frontit Europian, mes tyre edhe Elmi Aziri, ishin për bisedime më VMRO-në në dhomën “161”, për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Aziri pranoi se ishte në një dhomë, që siç tha, nuk e di numrin, por mohoi të jetë diskutuar qe Fronti të bëhet pjesë e Qeverisë më numër të caktuar ministrash. Në rast se kjo vërtetohet, Aziri tha se është i gatshëm ta dorëzoje mandatin e deputetit.

“Unë kam qenë prezent në atë dhomë, nuk ia di numrin por po e pranojmë se është 161. Absolutisht, me përgjegjësinë më të madhe, nëse në takimin ku kam qenë unë pjesë, është diskutuar  për pjesëmarrje të Frontit në Qeveri me kaq ose aq ministra, me ose pa kryetar parlamenti, unë e dorëzojë mandatin e deputetit. Por po e them që është zhargon, janë spine që i hudhin në opinion për të krijuar tema, që të mbulojnë dështimet e njëpasnjëshme”, tha Elmi Aziri