“Dyshoj që e mbyti për t’ia marrë paratë nga sigurimi, asgjë tjetër”, për herë të parë flet babai i Liridona Ademajt

TË FUNDIT

Babai i të ndjerës Liridona Ademaj, Hajdar Ademaj beson se Naim Murseli organizoi mizorisht vrasjen e të bijës së tij “sa për t’ia marrë parat e sigurimit” sepse, siç tha ai, “qika ka qenë e sigurume në Suedi”.

Qika ka sigurim të madh që m’e gjet gjë merr pare të madhe (Naimi). Unë qaty të dyshoj që ky e ka mytë këto me ia marrë qat sigurim. Kurrgjë tjetër. Kurgjë tjetër”, ka thënë babai i saj në një intervistë për News24.

Pyetur se si mësoi se e bija e tij u vra, ai tha se “më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne”.

“Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë”.

Hajdar Ademaj tha se e bija, Liridona asnjëherë nuk i ka thënë se ka pasur probleme me burrin e saj, Naimin.

Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin.Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit”.

“Pse u kthyen nga Suedia?”, e pyeti gazetarja,

Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit”, ka thënë ai.