Dy herë tentoi t’i “blejë” policët me 400 denarë, kapet me marihuanë – aktakuzë për një shtetas të Shqipërisë

TË FUNDIT

Prokuroria Publike në Prilep ka ngritur aktakuzë kundër një 40-vjeçari, shtetas i Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale – dhënie të ryshfetit dhe prodhim të paautorizuar të lëndëve narkotike.

“I dyshuari, më 10 qershor 2021, rreth orës 01:00, në drejtimin rrugor Prilep-Gradsko, derisa ka ngasur veturë është ndaluar nga kontrolli i trafikut dhe i është kërkuar dokument për automjetin transportues MAN. Duke ua dhënë dokumentet policëve, i dyshuari ka vendosur 400 denarë, që policët mos të kryejnë veprimin zyrtar të cilin duhej ta kryenin. Pasi personat zyrtar i kanë kthyer paratë dhe e kanë paralajmëruar, se me atë veprim ka kryer vepër penale – dhënie të ryshfetit, i dyshuari përsëri i ka vendosur paratë në dokumente dhe ua kanë dhënë policëve që të mos kryejnë kontroll të veturës”, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton TV21.

Më tej në kumtesë thuhet, se gjatë kryerjes së kontrollit, personat zyrtarë në mjetin transportues kanë gjetur marihuanë, në sasi prej 48,063 kg të paketuar në dy çanta në 49 pako të polietenit.

Ndaj 47-vjeçari është shqiptuar edhe masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./TV21

TË NGJAJSHME