Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit në Shkup “8 Shtatori”, Hristijan Kostov për TV21 ka bërë të ditur se deri në këto momente te ata nuk janë dërguar pacientë nga Tetova.
Thotë se si spital kanë kapacitet të pranojnë pacientë nëse paraqitet një nevoja.
“Deri më tani nuk kemi asnjë njoftim se pacientët me Covid janë sjellë nga Tetova, ne jemi gati të pranojmë pacientë me Covid nëse është e nevojshme, të përgatitur me 10 shtretër, me ndihmë për oksigjen dhe staf mjekësor”, tha për TV21, Hristijan Kostov – drejtor i Spitalit “8 shtatori”.
Se po sillen pacientë nga Tetova në Shkup, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
