Dortmund transferon Shaqirin?

​Xherdan Shaqiri do të largohet nga Inter, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mesfushori është nxjerr në shitje nga klubi italian, kurse Schalke ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Por, sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Borussia Dortmund ka ndërhyrë duke shfaqur konkurrencë për Schalken në garë për transferimin e Shaqirit.
Mesfushori kosovar pritet të kthehet në Bundesligë, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Bayern Munich.