'Doku ëmbël' me këtë koleksion

Kreatorja kosovare kësisoj vjen me koleksionin e saj të ri “Candied”, me Maylinda Kasumoviq si të parën fytyrë të koleksionit.
Të paraqitesh në publik me një veshje shumëngjyrëshe shumë herë është sfidë, dhe kritikë nga të tjerët. Megjithatë, Yllka Brada duket se e ka gjetur bukurinë në veshjen e tillë.
Kreatorja kosovare kësisoj vjen me koleksionin e saj të ri “Candied”, me Maylinda Kasumoviq si të parën fytyrë të koleksionit.
E inspiruar në fruta dhe në gjëra të ëmbla, Brada ka krijuar kështu një aurë e cila stimulon pozitivitet dhe energji në vetbesimin e çdokujt që veshë kreacionet e saj.
Koleksioni në fjalë, sipas përshkrimit të artistës, do ta bëjë secilën grua të duket e ëmbël, sikur ajo të jetë e përqafuar nga ëmbëlsirat, gjithmonë me stil dhe e guximshme.
Koleksioni përfshin edhe meshkujt, dhe influencën në dukjen e tyre