Dita e fundit për gjendjen e krizës! Talat Xhaferi thirri që të respektohet afati

TË FUNDIT

Sot është dita e fundit e votimit në Kuvend për zgjatjen e gjendjes krize për përballim me krizën energjetike. Propozimi që kaloi dje në komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri, e më pas në komisionin legjislativ juridik, sot duhet të gjendet para deputetëve.

Opozita tha se do të japë mbështetje edhe pse periudhën e fundit, në debatet e gjata të komisioneve, ka kërkuar përgjigje nga qeveria për gjendjen aktuale me kompanitë energjetike në vend dhe për mënyrat se si planifikon ta tejkalojë këtë sfidë.

Qeveria i bëri thirrje opozitës që të japë mbështetje për të hapur një numër të madh mekanizmash përmes të cilëve qeveria do të mund të menaxhojë krizën. Kryeparlamentari Talat Xhaferi bëri thirrje që të respektohet afati, që gjendja e krizës të fillojë më 1 tetor me qëllim që të sigurohen energjencat dhe për sigurimin e energjisë ngrohëse për shkupjanët para fillimit të sezonit të ngrohjes më 15 tetor.