Disa të vdekur pasi që një autobus përplaset në një stacion në Stokholm

TË FUNDIT

 Disa persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të kryeqytetit suedez, Stokholm.

Zëdhënësi i Shërbimit suedez të shpëtimit deklaroi se gjashtë persona u plagosën në incident, por nuk dha një numër të caktuar viktimash. Ai shtoi se nuk kishte pasagjerë në autobus në kohën e aksidentit.

Një hetim për vrasje të paqëllimshme është duke u zhvilluar. Shoferi i autobusit është arrestuar, por kjo është praktikë e zakonshme në incidente të tilla, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se autoritetet nuk kanë informacion nëse ishte sulm.

Ndërsa kryeministri suedez Ulf Kristerson njoftoi në platformën X – “Ne ende nuk e dimë shkakun e incidentit, por në këtë moment mendimet e mia janë kryesisht me viktimat dhe familjet e tyre”.