Disa rrugë do të jenë të bllokuara, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup, protestojnë

TË FUNDIT

 Ministria e Punëve të Brendshme informon se SPB Shkup sot do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në bulevardin “Ilinden” për shkak të protestës së paralajmëruar të transportuesve të autobusëve privatë të caktuar nga ora 6 e mëngjesit.

Siç informon MPB-ja, regjim të posaçëm të qarkullimit do të ketë nga udhëkryqi “Ilinden” dhe bulevard “Sh. Klimenti i Ohrit ” deri në udhëkryqet me bulevardin “8 Shtatori” dhe rrugët përreth.

MPB-ja apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve të policisë.

error: Content is protected !!