Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri 13:00 do të mbetesin një pjesë e konsumatorëve në rrugët “Sllavejko Arsov” dhe “Rilski Kongres” në Komunën Qendër.
Nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbeten konsumatorët e Orizares së Epërme dhe gurores “Granit” në komunën Çuçer Sandevë.
Siç njofton QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shkup.
Për shkak të defektit prej f-100 milimetra në rrugën “11 Oktomvri” pa numër, pranë restorant “La Teraca”, nga ora 08:30, ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë konsumatorët në drejtim nga restoranti “Pelister” deri te porta triumfale dhe një pjesë e QTQ-së.
NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup njofton se konsumatorët do të jenë pa ujë deri në përfundim të intervenimit.
Për shkak të defektit në rrugë f-80 mm në rr. “Makedonsko kosovska brigada” 25/2, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit nga e njëjta rrugë, përkatësisht dega 25.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 09:10 deri në përfundimin e sanimit të defektit.