Di Maria ideal për PSG-në

Ylli i Manchester United, Angel Di Maria, besohet se është afër largimit nga Old Trafford pas vetëm një viti qëndrim te kjo skuadër.
United e bleu atë në verën e shkuar nga Real Madridi për plotë 75 milionë euro, mirëpo argjentinasi nuk arriti të rigjejë formën të cilën e kishte te ‘Los Blancos’.
Por, Zinedine Zedane mendon se argjentinasi është futbollisti i duhur për PSG.
“Ai është një lloj i lojtarit që mund t’ju dërgojë më tutje. Kjo është ajo për të cilën ata (PSG) kanë nevojë, të shkojnë më tej në Ligën e Kampionëve”.
“Angel Di Maria mund të kontribuojë me energjinë e tij. Ai bën dallimin kur përshpejton”, ka deklaruar Zidane.