“Dhoma 161”, VLEN: A jeni gati? seriali vazhdon, Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në! Aziri: Janë spine që i hedhin në opinion

TË FUNDIT

Pas deklaratave të djeshme të deputetit të Frontit Europian, Elmi Aziri në TV21, në lidhje me takimin me eksponentë të VMRO-DPMNE-së, është riaktualizuar tema e “dhomës 161” në Kuvend. Aziri tha se ka pasur takime mes Frontit Europian dhe VMRO-DPMNE-së para formimit të qeverisë së re, por mohon se është folur për hyrje në qeveri të Frontit Europian.

“Unë kam qenë prezent në një takim në atë dhomë. TV21: Te kjo dhoma 162? Sinqerisht nuk ia di numrin, por po e pranojmë se është 161, sinqerisht nuk ia di numrin. Absolutisht, me përgjegjësinë më të madhe, e kam thënë edhe në Parlament, nëse në takimin ku kam qenë unë pjesë, është diskutuar për pjesëmarrje të Frontit në qeveri, me kaq ose aq ministra, me ose pa kryetar parlamenti, unë e dorëzoj mandatin e deputetit! Po e them se është zhargon, janë spine që i hedhin në opinion, për të mbuluar tema, për të mbuluar sa të munden me mbuluar dështimet e njëpasnjëshme”, tha Aziri.

Reaguan nga VLEN, të cilët thonë se në këtë takim Fronti Europian i është ofruar VMRO-DPMNE-së që të hyjë në qeveri, me më pas pozita në ekzekutiv dhe ligjdhënës.

“Elmi Aziri, deputet i të ashtuquajturit Front Evropian, në një intervistë televizive publikisht e pranoi që ka marr pjesë në takimin e mbajtur në zyrën 161 të Kuvendit! Me këtë, deputeti Aziri e pranoi atë që Koalicioni VLEN po e pohon në vazhdimësi: Takim mes VMRO dhe BDI dhe satelitëve të saj me urdhër të Ali Ahmetit ka pasur para formimit të Qeverisë. Takimi është mbajtur në Kuvend në zyrën 161. Në këtë takim famoz ka marr pjesë Blerim Bexheti, Elmi Aziri dhe Menduh Thaçi. Kjo treshe “evropiane” u gjunjëzua para përfaqësuesve të VMRO-së me qëllim që të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, edhe atë duke pranuar vetëm katër ministri dhe pa kryetar parlamenti. Madje kanë ofruar që në zgjedhjet lokale të punojnë që VMRO të fitoj kandidatë maqedon në për kryetar komune në Kërçovë dhe Strugë, si dhe të përgatisin listë të ish funksionarëve të BDI-së që të njejtit të digjen politikisht vetëm e vetëm të shpëtojnë nipat e Ahmetit. Me këtë konfirmim publik përfundimisht ranë maskat. U konfirmua se “Fronti Evropian” për t’i shpëtuar funksionarët e saj nga përgjegjësia penale për korrupsion politik nuk la pazar pa ofru. A jeni gati? Seriali vazhdon…!”, thuhet në reagimin e VLEN.