Deri në fund të javës një milion të infektuar me koronavirus në Brazil

TË FUNDIT

Në Brazil, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri pritet të arrijë në një milion deri në fund të javës, ndërsa vendi, pas SHBA-së, ka regjistruar numrin më të madh të rasteve.

Një rekord i ri është vendosur në Brazil në 24 orët e fundit – janë regjistruar 34.918 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 920.000, raportoi BBC.

Në të njëjtën periudhë kanë vdekur 1.300 njerëz, me çka numri numri i përgjithshëm është rritur në 45.241 viktima.

Sipas ekspertëve, numri i të infektuarve dhe të vdekurve nuk tregon shenja të ngadalësimit të virusit, për shkak të së cilës vendi konsiderohet një epiqendër e re e koronavirusit, në të cilën gjendja po përkeqësohet dita ditës.

Në pjesët e largëta të Amazonës, ku qasja në kujdesin intensiv dhe trajtimin në spital është e vështirë dhe ku jetojnë popuj indigjenë, parandalimi është më i rëndësishmi, për shkak të cilës banorët e këtyre zonave përdorin mjekësi tradicionale bimore./MIA