Deputetja nga Maqedonia ngatërron emrin e kryeparlamentarit ukrainas, reagon Stefançuk me koment

TË FUNDIT

Në një postim në Facebook, deputetja e LSDM-së, Snezhana Vançeva Kaleska, ka shkruar gabim emrin e kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, dhe në të njëjtën kohë e ka “shpallur” atë “president të përkohshëm të Ukrainës”. Ndryshe, fotografia është e bërë në Parlamentin e Suedisë, ndërkaq Kaleska emrin e Ruslan Stefançuk e ka shkruar si Oleksandar Turqinov.

Nën postimin e saj, vetë Stefançuk reagoi me një koment për të shpjeguar se ai nuk quhet Oleksandr Turqinov dhe nuk mban përkohësisht postin e Presidentit të Ukrainës.

“E dashur Snezhana, më vjen mirë që u takuam, por unë quhem Ruslan Stefançuk, jam kryetar i Parlamentit ukrainas dhe president i Ukrainës është Volodymyr Zelenskiy”, i ka shkruar Stefançuk deputetes nga Maqedonia e Veriut.