Deputeti Neziri thotë se nuk e di që ka bisedime për hyrje të ASh-së në Qeveri

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri sot nuk komentoi bisedimet mes partisë së tij dhe ekzekutivit, për hyrje të mundshme të ASh-së në Qeveri, përcjell TV21. Neziri tha se nuk ka informacione për bisedime të tilla.

“Ju patët deklaratën e u.d. kryetarit Taravari se nuk ka bisedime në lidhje me këtë dhe nëse do të ketë, ju do të informoheni në kohë”, tha mes tjerash Neziri.

I pyetur për deklaratat e partive tjera politike në lidhje me ndarjen e resorëve në rast se ASH hyn në Qeveri, Neziri tha se nuk i komenton të njëjtat.

“Deklaratat të cilat vijnë nga partitë e ndryshme besoj se nuk duhet t’i komentojmë pasi nuk kemi gjendje e cila na lë mundësi t’i komentojmë këto, pasi që deklaratat e u.d. z.Taravari ishin që takimi me kryeministrin Kovaçevski ishin në konotacion të bisedave në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë”, tha mes tjerash Neziri.

error: Content is protected !!