Dënimi me burg për Gruevskin, avokati Millanov: Do ta ankimojmë aktvendimin

TË FUNDIT

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, janë shpallur fajtorë në rastin e TNT për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të bizmesmenit Fiat Canoski. Gruevski, i cili prej disa vitesh është në arrati në Budapest, për këtë rast u dënua me 9 vite burg, Janakieski me 3 vite, në të cilin llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim. I akuzuari i tretë Trajkovski është dënuar me 4 vjet burg. Inspektorja Najdovska, e cila atë kohë punonte në komunë, është dënuar me 4 vjet burg. Të dyshuarit tjerë, të cilët në atë kohë ishin të punësuar në komunën e Gazi Babës, janë shpallur të pafajshëm.

“Patjetër se do ta ankimojmë këtë aktvendim sepse mendoj se me këtë aktvendim dërgohet një mesazh shumë i keq dhe se në vend që të ndalen ndërtimet pa leje dhe të sanksionohen, sanksionohen njerëzit që veprojnë në lidhje me objektet e ndërtuara pa leje”, tha Elenko Millanov, avokat.

Të akuzuarit duhet të paguajnë kompensim për dëmin e bërë investitorit në shumë prej mbi 11 milionë euro.