Demiri i reagon Taravarit: Mund ta vazhdoni dashurinë me Ali Ahmetin, Lëvizja Besa punon për organizimin e frontit opozitar

TË FUNDIT

Sekretari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në një prononcim për TV21 ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në “Click Plus” tha se në zgjedhjet e ardhshme ka mundësi që BDI, ASH dhe Lëvizja Besa të garojnë së bashku. Demiri thotë se  Besa po punon për organizimin e frontit opozitar.

Në lidhje me: Taravari: Ka mundësi që “Besa”, BDI dhe Aleanca të shkojnë bashkë në zgjedhje

 “Paska folur partneri i koalicionit qeveritar të BDI-së. Aq më tepër paska marrë guximin që të përmend edhe BESËN. Nëse ju e keni vendos që pas shpëtimit të BDI- së ta vazhdoni dashurinë me Ali Ahmetin edhe në zgjedhjet e ardhshme vazhdoni, por nuk keni të drejtë të krijoni huti duke përmend edhe subjekt tjetër, ju mund të flisni vetëm për veten tuaj. Sa i përket Lëvizjes BESA, ka kush flet për të. Lëvizja BESA është opozitë, dhe po punon në organizimin e frontit opozitar me të gjithë ata që dëshirojnë ndryshimin te shqiptarët”, tha Demiri.