Drejtoresha e të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska sëbashku më zv.drejtorin Abdulselam Selami, ministrin e Financave Fatmir Besimin dhe Masimilijano Paulloçi, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në prezenc të Euroambasadorit Gir nënshkruajtën marrëveshje për transparencën e shpenzimeve publike, njoftoi zëvendës drejtori Selami nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Në kuadër të Projektit për ndërtimin e institucionece efektive, transparente dhe të përgjegjshme në menaxhimin e financave publike dhe ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe qëndrueshmërisë së shpenzimeve publike dhe rritjen e efektivitetit të administrimit të të ardhurave”, ka njoftuar Selami.