Cristiano Ronaldo ka lumturuar një fëmijë në Arabinë Saudite, i cili u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Siri.
Nabill Said ishte me fat që shpëtimtarët nga Arabia Saudite e gjetën dhe e nxorën nga rrënojat. Në bisedën me ta, Saidi i vogël u ka treguar se dëshira e tij më e madhe është të takohet me Cristiano Ronaldon.
الله يكتب اجر فرحته ل مولاي حفظه الله وسمو سيدي قائدنا الملهم وعراب الرؤيه حفظه الله وللشعب السعودي الكريم 🇸🇦❤️… اليوم انا سعيد الحمدالله🙏🏻 pic.twitter.com/Yw9xQRk15E
— TURKI ALALSHIKH (@Turki_alalshikh) February 24, 2023
Turki Allallshih, i cili është personi përgjegjës për organizimin e ngjarjeve të mëdha në Arabinë Saudite, kishte merita të mëdha që kjo dëshirë e Saidit të bëhej realitet.
🚨🚨🚨🚨🚨 ||
— داريو النصر (@Nfcdiario) March 3, 2023
الطفل السوري برفقة الاسطورة كريستيانو رونالدو 💛💛💛💛💛💛💛 pic.twitter.com/GOuBjCiWjD
“Bir, ju dhe nëna juaj jeni të mirëpritur. Kush mund të më ndihmojë t’i arrij ata”, ka shkruar Allallshih në Twitter me videon e djalit.
Menjëherë më pas, ai përdori lidhjet e tij me njeriun e parë të Al Nasrit, Musali Al-Muamar, i cili me kënaqësi pranoi të organizonte një takim. Krahas takimit me CR7, djalit ka marrë edhe një biletë VIP për të parë një ndeshje të Al Nasr./tv21.tv
