CMG: Vitet e fundit Kina ka paraqitur një sërë nismash nga këndvështrimi i interesave të përbashkët të vendeve të ndryshme

TË FUNDIT

Përfundoi të dielën Konferenca e 60-të e Sigurisë e Munihut (MSC), në një atmosferë shqetësimi si pasojë e vijimit të krizës së Ukrainës dhe e përshkallëzimit të konfliktit Palestinë-Izrael. Në fjalimin e tij në këtë konferencë, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi se Kina është e vendosur të bëhet një forcë stabilizuese në botën e trazuar dhe ky qëndrim u mirëprit nga palët.

MSC-ja, si një forum global i nivelit të lartë mbi politikën e sigurisë, përqendrohet në pasqyrimin e qëndrimeve të Perëndimit, veçanërisht të Evropës, për situatën dhe prirjet e sigurisë botërore. Si një pjesë e forumit, u publikua dhe Raporti mbi Sigurinë i Munihut 2024 me temën “Humbje për të gjithë?”. Kjo pasqyron një ndjenjë pesimiste, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull.

Në raport shprehet mendimi që, për shkak të acarimit të tensioneve gjeopolitike dhe të shtimit të pasigurisë ekonomike, shumë vende nuk dëshirojnë të fokusohen te interesat tërësore të bashkëpunimit global, por tregojnë më shumë vëmendje lidhur me konkurrencën për përfitime. Në një sondazh, shumica e të pyeturve në vendet e G7-s janë të mendimit se, në 10 vjetët e ardhshëm, vendet e tyre nuk do të bëhen më të sigurta dhe më të begatshme.

Vitet e fundit, përballë një bote me ndryshime dhe trazira, Kina ka paraqitur një sërë nismash nga këndvështrimi i interesave të përbashkët të vendeve të ndryshme.

Për këtë arsye, në MCS gjatë viteve të fundit, “Sesioni i posaçëm i Kinës” ka tërhequr vëmendje të mëdha. Në fjalimin tematik të këtij viti, pala kineze i transmetoi sinjalin e qartë që Kina është e gatshme të bëhet forca stabilizuese për nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të mëdha, për përballimin e çështjeve të nxehta, për forcimin e qeverisjes globale dhe për nxitjen e rritjes globale

Përballë kërcënimit klimatik, Kina e nxiti Konferencën e OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës të arrinte “Konsensusin e Emirateve të Bashkuara Arabe”, që të kryejë uljen më të madhe të shkarkimit të karbonit në botë brenda kohës më të shkurtër në histori.

Përpara sfidave nga inteligjenca artificiale, Kina e përkrah OKB-në të krijojë një institucion ndërkombëtar për qeverisjen e inteligjencës artificiale, që të mbrojë bashkërisht mirëqenien e njerëzimit.

Mund të shikohet se një sërë veprimesh e projektesh të palës kineze janë nisur nga interesat e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare dhe kanë për qëllim kapërcimin e sfidave të përbashkëta.

Nga diskutimet e këtij edicioni të MSC-së, shihen edhe shqetësimet e Perëndimit për perspektivën e zhvillimit ekonomik të botës, komentoi CMG-ja.

Cila është alternativa e drejtë? Pala kineze vuri në dukje se kundërshtimi i shkëputjes me Kinën është bërë mendimi i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa mosbashkëpunimi do të jetë rreziku më i madh. Gjatë vitit 2023, ekonomia kineze kapërceu sfida të shumta dhe realizoi një rritje të PBB-së prej 5.2 për qind, duke kontribuuar për një të tretën e rritjes globale. Kohët e fundit, institucionet ndërkombëtare me autoritet e kanë ngritur parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze këtë vit. Ndërkohë, Kina është e vendosur në zgjerimin e hapjes dhe të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit, vëllimi i investimeve të drejtpërdrejta të Gjermanisë në Kinë vitin e kaluar shënoi rekord dhe arriti në 11.9 miliardë euro, duke zënë 10.3 për qind të vëllimit të përgjithshëm të investimeve gjermane jashtë vendit dhe duke shënuar nivelin më të lartë qysh prej vitit 2014.

Modernizimi i stilit kinez do të favorizojë më shumë vende e popuj, përfundon komenti i CMG.