Çështja historike pjesë e kornizës negociuese? Quçuk: Asnjëherë nuk është ngritur çështje kaq e mprehtë historike

TË FUNDIT

Eurodeputeti Illhan Quçuk në Click Plus në TV21 komentoi mundësinë që çështja historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e kornizës negociuese të për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Quçuk tha se asnjëherë nuk ka pasur një praksë të tillë në BE.

“Asnjëherë në një proces negociata nuk është ngritur një pyetje kaq e mprehtë historike. Gjithmonë lihej pak mënjanë dhe u jepej më pak rëndësi çështjeve dypalëshe dhe nuk jepej kohë që të zhvilloheshin ndërsa çështja dypalëshe shihet fillimisht nga prizmi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Një çështje dypalëshe nuk duhet të lihet me gjithë mprehtësinë si qëllim përfundimtar, në mënyrë që të dy kombet të jenë sa më afër. I tillë duhet të jetë konteksti dhe biseda e sotme dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shtoi Quçuk.