Rajon – TV21

Suspendohen 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt
11 zyrtarë policorë janë suspenduar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në mesin e të suspenduarve, është edhe Faruk Muqolli, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Pejës, së bashku me katër hetues dhe shefin e operativës.
Sipas njoftimit të Policisë, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve është duke u zhvilluar një hetim paraprak për veprimet apo mosveprimet e tyre në këtë rast.

Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe zyrtarë të tjerë policorë.

Po ashtu, janë suspenduar shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, komandanti i Nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

Policia ka bërë të ditur se suspendimet janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit.

Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante.

Suspendohet edhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka vendosur të nisë procedurë disiplinore ndaj saj.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Në këtë takim, Këshilli suspendoi edhe Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Për të dyja, u themeluan panelet hetimore.

Kujtojmë se Nallbani-Gacaferri- ishte prokurore e rastit të tani të ndjerës Arlinda Zekaj, njëherësh koordinatoren për raste të dhunës në familje.

Vendimi i Këshillit u mor në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi.

Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohet Kryeprokurorja e Pejës Lumturije Vuçetaj
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.

Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.

FSK-ja furnizohet me kamionë nga Gjermania
Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me 12 kamionë të tipit “Mercedes Unimog 5T” nga Gjermania. Bëhet fjalë për kamionë të blerë nga Kosova.

Kamionë të tillë përdoreshin nga trupat gjermane gjatë misionit të KFOR-it. Janë të përdorshëm për të gjitha llojet e terreneve.

Modeli Unimog janë qe 80 vjet në treg. Ato shërbejnë për forca ushtarake në shumë vende.

Kapaciteti i bartjes së tyre është deri në 5 tonë ngarkesë. Shfrytëzohen kryesisht për transport të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake apo municioneve dhe pajisjeve mjekësore.

Këta kamionë kanë ardhur në Kosovë të enjten. Edhe në prill 2024, Kosova pati pranuar pesë kamionë ushtarakë në vlerë rreth tre milionë euro si mbështetje nga Gjermania.

Bërnabiç akuzon studentët: S’duan drejtësi, por arrestimin e Vuçiqit
Ana Bërnabiç, e cila ushtron detyrën e presidentes në detyrë të Serbisë, ka pretenduar se ka nisur një fushatë për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiq. Në një reagim në rrjetin social X, ajo deklaroi se qëllimi i kësaj fushate, sipas saj, nuk është vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiqit.

Bërnabiç pretendoi se gjatë fushatës zgjedhore, Vuçiqit iu pengua të fliste, ndërsa gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore ai u sulmua dhe u përhapën, sipas saj, informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Ajo e lidhi paralajmërimin për marrjen në pyetje dhe arrestimin e mundshëm të presidentit me hetimet për shembjen e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, tragjedi në të cilën humbën jetën 16 persona.

Bërnabiç ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë e anëtarëve të komisionit të rishikimit, të cilët, sipas saj, kontrolluan projektin dhe dhanë miratimin, pa kërkuar verifikime shtesë. Ajo nuk akuzoi Vuçiqin, për informacionet e përhapura në media, se ai kishte dijeni mbi zbatimin e projektit.

Për të mbështetur argumentin e saj, Bërnabiç përmendi edhe shembjen e një pjese të çatisë së terminalit të aeroportit Charles de Gaulle në Francë, në vitin 2004, ku humbën jetën katër persona. Ajo theksoi se presidenti i atëhershëm francez, Jacques Chirac, nuk ishte trajtuar si i dyshuari kryesor në atë çështje.

“Qëllimi këtu është të heshtet dhe të largohet Aleksandar Vuçiq, dhe jo të vihet drejtësia në vend”, deklaroi Bërnabiç, duke shtuar se SNS-ja do të luftojë kundër asaj që ajo e cilësoi si “terror revolucionar”.

Rama: Do e ulim çmimin e naftës për 35 centë në litër
Në kuadër të projektbuxhetit të vitit 2027, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se do e ndryshojë mënyrën e mbledhjes së taksës së qarkullimit, duke thënë se ajo do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet.

Siç ka deklaruar Rama, kjo nënkupton ulje automatikisht 32 lekë për litër apo 35 centë.

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë. Ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim nëpërmjet transportit rrugor. Do të vendosim një taksë qarkullimi, siç e ka Europa, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, ka thënë Rama në lidhje me këtë çështje.

Rama ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027 me ndryshimet e parapara në vlerë 10 miliardë euro, apo më i larti deri më tani siç kanë raportuar mediat e Shqipërisë.

Si rrjedhojë, Rama ka thënë se janë gati që ta ulin normën e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20 në 6% për 54 produkte. Gjithashtu janë paraparë edhe rritje të bonuseve në disa kategori të pensioneve.

Investime janë paraparë edhe në mbrojtje, arsim, shëndetësi e bujqësi.

Ultimatum Qeverisë: Duhet me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti me i shkarku
Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër vrasjes së grave tha se nëse nuk shkarkohet ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, institucionet do t’i detyrojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Qeverisë e cila i tha Arlindës mas vrasjes së saj që nuk ka ditë ku me lypë ndihmë, na i thojmë se qat ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme keni me e shkarku ose kemi me ju shti me shkarku”, tha Sijarina, derisa theksoi se ky shtet duhet ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare.

Sijarina paralajmëroi se do të vazhdojnë protestat edhe ditëve në vijim.

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj.

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, i cili pas tri ditësh në arrati është arrestuar të martën. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë Zekaj kishte njoftuar për rrezikun.

Lajm i mirë nga Roma – Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njoftoi se ndërhyrja ka bërë të mundur shpëtimin e organit të syrit.

Ministrja i uroi Erjonit shërim të shpejtë, duke theksuar se, pavarësisht suksesit të operacionit, rrugëtimi drejt rikuperimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.

“Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”, shkruan Spahiu.

Sulm para ambasadës izraelite në Beograd, policia vret sulmuesin
Një person është vrarë nga policia gjatë natës para ambasadës së Izraelit në Beograd, në Serbi, pasi sulmoi me thika një efektiv të xhandarmërisë. Ministri në largim i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiç, e cilësoi ngjarjen si një sulm terrorist, ndërsa autoritetet kanë ngritur në nivelin maksimal alarmin për kërcënimet terroriste.

Sipas deklaratës së Daçiçit, sulmuesi ishte një i mitur, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar, por dyshohet se ishte nga qyteti i Shabacit. Ai dyshohet se iu afrua efektivit të xhandarmërisë me dy thika.

Efektivi reagoi duke qëlluar për vdekje sulmuesin, në atë që Ministria e Brendshme e përshkroi si vetëmbrojtje. Megjithatë, polici mbeti i plagosur lehtë në fytyrë nga një goditje me thikë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës.

Pas sulmit, autoritetet serbe e ngritën nivelin e kërcënimit terrorist në maksimum, duke shpallur “alarmin e kuq”. Sipas ministrit Daçiç, kjo masë parashikon kontrolle më të rrepta sigurie dhe shtim të pranisë së forcave të rendit në objektet e ndjeshme, përfshirë infrastrukturën kritike dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz.