Ekonomi – TV21

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës
Ky është objekti i ri i Teatrit dhe i bibliotekës së Tetovës.

Ndryshe nga pjesa e teatrit ku punimet po zvarriten, hapësirat e destinuara për bibliotekën kanë marrë formë.

Suvatimet, fasada dhe struktura kryesore brenda e jashtë janë përfunduar në rreth 80 për qind. Për ta hapur atë për qytetarët, do të mjaftonte vetëm instalimi i sistemit të klimës dhe vendosja e orendive. Por, këtu del pengesa administrative.

Një tjetër problematikë e shfaqur gjatë këtij procesi është mospërfshirja e drejtuesve të këtyre dy institucioneve në ecurinë e punimeve. Megjithëse bëhet fjalë për godinën ku do të strehohen, as drejtori i bibliotekës dhe as ai i teatrit nuk kanë qasje në procedurat tenderuese apo në bordin mbikëqyrës.

Për punët ndërtimore gjatë vitit 2026 janë ndarë 57 milionë denarë, por objekti në tërësi ka arritur vetëm në rreth 40 për qind të realizimit. Për ta përfunduar plotësisht të gjithë kompleksin do të nevojiten edhe rreth 250 milionë denarë të tjerë, duke e lënë ende te paqartë datën se kur kjo godinë do t’u shërbejë lexuesve dhe dashuruarve të artit teatror në Tetovë.

Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”
Qytetarët që kanë skanuar faturat fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” gjatë periudhës korrik-shtator 2026, pritet të marrin së shpejti rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar.

Sipas afateve, pagesat për tremujorin e tretë duhet të realizohen deri më 30 nëntor, por Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të transferimit të parave.

Shuma maksimale që mund të përfitojë një qytetar është 2.100 denarë për tremujor. Për produktet dhe shërbimet vendore kthehen 20% e TVSH-së, ndërsa për të tjerat 10%.

Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarisë bankare në aplikacion, në mënyrë që të shmangin vonesat në pagesë.

Tre administratorë marrin drejtimin e Alta bankës, Sllaveski siguron se kursimet janë të mbrojtura
Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të publikuar në Gazetën Zyrtare. Ata marrin kompetencat e Bordit Drejtues, Bordit Mbikëqyrës dhe Kuvendit të Aksionarëve, përveç vendimmarrjes për rritjen e kapitalit. Administratorët do të kenë qasje të plotë në dokumentacionin, pronën dhe hapësirat e bankës, ndërsa në rast pengesash mund të kërkojnë asistencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Banka Popullore ka ndaluar Alta Bankën e Manastirit të miratojë kredi të reja, të zgjasë afatet e kredive ekzistuese dhe të disbursojë kredi të miratuara më herët. Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një intervistë për TV Telma, siguroi qytetarët se kursimet e tyre janë të mbrojtura.

Klientët e Alta Bankës vazhdojnë të përballen me kufizime edhe në përdorimin e parave të tyre. Banka Popullore ka vendosur limit prej 10.000 denarësh në javë për tërheqje, ndërsa rreth 3.500 pensionistë pa kartela do të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë përmes sporteleve. Ende mbeten pa përgjigje pyetjet për pagesat e vonuara dhe rikthimin e qasjes së plotë në llogari. Depozitat janë të siguruara deri në 30.000 euro.

Alta Banka ndez përplasjet politike! Partitë kërkojnë transparencë dhe hetime
Rasti i Alta Bankës vazhdon të shkaktojë përplasje politike në vend. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasho Dimitrijeviq, akuzoi guvernatorin Trajko Sllaveski se nuk ka dhënë sqarime për pronësinë e Alta Bankës në Beograd dhe për mënyrën se si banka mori leje për të hyrë në tregun maqedonas. Dimitrijeviq gjithashtu pretendoi se kufizimet ndaj klientëve të Alta Bankës po mbrojnë interesat e grupeve kriminale, ndërsa qytetarët nuk mund të tërheqin lirshëm paratë e tyre.

“Guvernatori Trajko Sllaveski deklaroi dje se nuk e dinte se kush është pronar i “Alta Bankës” në Beograd, se nuk e dinte se sa për qind të pronësisë zotëronte dhe se kjo nuk e kishte interesuar. Si atëherë dha leje që banka të hynte në Maqedoni? Me urdhër të Mickoskit? Për shkak të interesave të biznesit dhe pastrimit të parave me Vuçiqin?”,tha Aleksandar Sasho Dimitrijeviq
VMRO-DPMNE akuzon Filipçen dhe LSDM-në se po krijojnë qëllimisht panik rreth Alta Bankës, me synimin që një biznesmen i afërt me ta ta blejë bankën me çmim të ulët. Nga VMRO-DPMNE sigurojnë qytetarët se pagat dhe pensionet do të paguhen dhe se nuk do të lejohet falimentimi i bankave.

“Qëllimi i Filipçes dhe LSDM-së në rastin e Alta Bankës është të krijojnë panik dhe kaos në sektorin bankar, duke paraqitur bankën sikur është në prag të falimentimit dhe është jolikuide, në mënyrë që më pas një biznesmen i afërt me Filipçen dhe Zaevin t’i blejë aksionet me një çmim qesharakisht të ulët”, tha Brane Petrushevski.

BDI kërkon nga Qeveria të publikojë sa mjete publike kanë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore në Alta Bankë dhe kush ka vendosur depozitimin e tyre. Partia kërkon hetim për ndikime të mundshme politike, keqpërdorim të pozitës dhe përgjegjësi institucionale.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria e Financave që të publikojnë një pasqyrë të plotë të të gjitha institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve publike dhe subjekteve të tjera nën kontrollin shtetëror që kanë pasur mjete në Alta Banka, duke përfshirë shumat e sakta, datat e hapjes së llogarive, bazën ligjore dhe personat përgjegjës për marrjen e vendimeve”, deklaroi BDI.
Ng ana tjetër edhe VLEN kërkon hetim nga institucionet kompetente për lidhjet afariste të kompanisë AS Senjak, që sipas partisë është e afërt me familjen e Ali Ahmetit, me ish-zyrtarin serb Sasho Mijallkov dhe Alta Bankën.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike të hetojnë transaksionet e AS Senjakut me Sasho Mijallkovin dhe Alta Bankën, kredinë prej 5 milionë eurosh dhe kontratat e dhëna nga komunat e udhëhequra nga BDI-ja. Institucionet kompetente të kërkojnë nga autoritetet serbe të dhëna për të gjitha lidhjet e Alta Bankës me kompani nga Maqedonia e Veriut.
Kujtojmë se, në maj të vitit 2025, banka serbe “ALTA Banka” ShA Beograd e bleu “Stopanska” Bankën Manastir, një proces ky që u krye me pëlqimin zyrtar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga mesnata do të ketë çmime të reja të karburanteve!
Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja, më të larta të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për shtrenjtimin e derivateve të naftës mesatarisht për 1,55 për qind. Benzinat shtrenjtohen për dy denarë për litër, kështu që Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 93 denarësh, ndërsa BS-98 me 95 denarë.

Nafta shtrenjtohet për një denar dhe çmimi i ri do të jetë 100 denarë për litër. Pa ndryshim mbetet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, i cili do të vazhdojë të kushtojë 110 denarë. Vendimi është marrë me zbatimin e akcizave dhe TVSH-së së ulur, në përputhje me masat e Qeverisë.

113.500 të punësuar në sektorin publik, akademiku Zeqiri prezanton shifrat në AShAM, kërkon më shumë produktivitet dhe efikasitet
Rreth 113,500 të punësuar në sektorin publik marrin paga nga buxheti i shtetit, në gjithsej 1,325 institucione, duke filluar nga Presidenca e deri te ndërmarrjet publike komunale në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna janë pjesë e studimit të bërë të Akademikut Izet Zeqiri, i cili sot mbajti ligjëratën e tij inaguruese në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, me temën “Menaxhimi dhe lidershipi në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut – probleme dhe zgjidhje” të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në Shkup. Ai para të pranishmëve tha se problemet të shkaktuara nga mbipopullimi i të punësuarve në sektorin publik duhet të zgjidhet me performancën e tyre dhe rendimentin në punë, në mënyrë që të rritet produktiviteti për qytetarët dhe kjo dobi të kthehet edhe në rritjen e pagave për të punësuarit.

“Struktura etnike sipas përkatësisë së bashkësive 81,250 janë të punësuar maqedonas, 26,000 të punësuar shqiptarë, 2,200 turq, 1,200 romë, 1,000 serb, 943 të tjerë të pa deklaruar etnikisht, 544 boshnjak dhe 456 vllahë të punësuar. Numri i institucioneve në sektorin publik është 939 institucione publike, 164 ndërmarrje publike, 81 komuna, 34 gjykata, 33 organe të pavarura, 28 prokurori publike, 20 organe në përbërje të ministrive, 20 ministri dhe tjerat me radhë si Avokati i popullit, Banka Popullore, Qeveria, Kuvendi, Presidenca, Këshilli dhe kështu me radhë”, deklaroi Zeqiri.

Mund të tërheqin vetëm 10.000 denarë në javë! Sllaveski: Qytetarët deri dje kanë tërhequr 2 milionë euro nga “Alta Banka”!
Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për shtyp, guvernatorit Trajko Sllaveski foli lidhur me funksionimin e Alta Bankës në Maqedoni, përcjell TV21. Ai tha se deri dje, qytetarët kanë tërhequr rreth 2 milionë euro nga kjo bankë.

“Ata na informuan se deri në mabrimin e ditës së djeshme, në para të gatshme dhe transfere të tjera janë tërhequr rreth 2 milionë euro nga banka. Siç e dinë qytetarët, VISA qendra, për shkak të shumës, suspendoi përkohësisht punën me kartelat, ky shërbim u mundësua, u rivitalizua sot në ora 12 në mesditë”, tha mes tjerash Sllaveski.

Sllaveski njoftoi se qytetarët që kanë llogari në “Alta Banka” SHA Manastir, në periudhën e ardhshme do të mund të përdorin maksimumi 10.000 denarë në javë nga mjetet e tyre, përmes kartelave të pagesës të lëshuara nga banka, kjo vjen si masë e përkohshme.

“Me interes të qytetarëve dhe me qëllim të kryerjes së pagesave të përditshme, është përcaktuar një limit javor për tërheqjen e mjeteve nga llogaritë e personave fizikë, në vlerë prej 10.000 denarësh, i cili mund të shfrytëzohet përmes kartelave të lëshuara nga banka”, theksoi Sllaveski.

Vendimi vjen pas informacioneve për heqjen e licencës së punës “Alta Bankës” SHA Beograd dhe plotësimit të kushteve për nisjen e procedurës së falimentimit në Serbi.

Sllaveski bëri të ditur se Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore, në mbledhjen e mbajtur më 1 nëntor 2026, ka miratuar vendimin për vendosjen e administrimit të përkohshëm në “Alta Banka” SHA Manastir, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.

Me këtë vendim, administrimi i pasurisë së bankës përkohësisht kalon në kompetencë të personave të emëruar nga Banka Popullore, të cilët do të veprojnë në kuadër të autorizimeve të dhëna. Ai nënvizoi se të gjitha pagesat e brendshme ndërmjet llogarive të personave fizikë dhe juridikë brenda bankës do të vazhdojnë të kryhen pa kufizim të shumës.

Sipas guvernatorit, “Alta Banka” SHA Manastir ka kapital dhe likuiditet të lartë, cilësi solide të portofolit të kredive dhe i përmbush të gjitha standardet mbikëqyrëse. Nga Banka Popullore sigurojnë se masat janë të karakterit të përkohshëm dhe po vendosen me qëllim të mbrojtjes së pasurisë së bankës dhe interesave të depozituesve. Njëkohësisht, guvernatori rikujtoi se qytetarët dhe kompanitë që kanë kredi në këtë bankë duhet të vazhdojnë t’i përmbushin rregullisht dhe me kohë detyrimet e tyre.

Vakti studentor do të rritet në 4.500 denarë! Për studentët është i pranueshëm modeli që ofron edhe përfitime të tjera
Studentët e pranojnë opsionin e propozuar për masën e vaktit të subvencionuar studentor, pasi gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar diskutime të gjera mes tyre në kuadër të organizatave, me qëllim që të harmonizohen rreth modelit të propozuar. Sipas këtij modeli, studentët do të mund të përfitojnë nga 4.500 denarë në muaj, që është rreth 1.000 denarë më shumë në krahasim me shumën e deritanishme. Gjithashtu, parashikohen edhe zbritje të tjera. Një nga elementet kryesore është se, përmes shërbimit të posaçëm digjital „M-vakti studentor“, studentët do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet në restorante, markete dhe restorante të specializuara për produkte të qumështit, të cilat do të përfshihen në sistem. Studentët thonë se për ta është i pranueshëm modeli që bazohet në:

MODELI I VAKTIT STUDENTOR:

– Futja në përdorim e një sistemi të ri „M-vakti studentor“.

– Rritja e shumës së përgjithshme mujore nga 3.500 në 4.500 denarë.

– Publikimi i listës së operatorëve dhe marketeve ku studentët do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet.

– Zbritjet të vlejnë deri në fund të muajit, pavarësisht nëse studenti e ka shpenzuar shumën prej 4.500 denarësh.

Megjithatë, studentët kanë parashtruar edhe disa kushte, duke kërkuar që këto dispozita të përfshihen në legjislacion.

KËRKESAT E STUDENTËVE:

– Këto kushte të përfshihen në Ligjin për vaktin e subvencionuar studentor.

– Lista e kompanive dhe masave të publikohet publikisht para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas paralajmërimeve, përmes sistemit digjital do të kontrollohet që mjetet të shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllimin e paraparë, përkatësisht për ushqim dhe pije joalkoolike, dhe jo siç ka pasur raste deri më tani, kur paratë janë përdorur edhe për blerjen e cigareve dhe alkoolit. Ndryshe, gjatë periudhës së fundit studentët kanë reaguar duke theksuar se shuma e vaktit të subvencionuar nuk është rritur prej tre vitesh.

Nesër vendim i ri i KRRE-së për çmimet e benzinës dhe naftës! A do të shtrenjtohen apo do të lirohen derivatet e naftës?
Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet që nesër të dalë me vendim për përllogaritjen e re të çmimeve të karburanteve. Në rast se do të ketë ndryshime, përkatësisht nëse çmimet e derivateve të naftës do të rriten apo do të ulen, vendimi do të hyjë në fuqi nga mesnata e nesërme. Vendimi i fundit i Komisionit Rregullator, i marrë më 26 tetor, solli uljen e të dy llojeve të benzinës për nga pesë denarë. Aktualisht, një litër Eurosuper BS-95 kushton 91 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 kushton 93 denarë. Ndërkaq, çmimi i naftës mbeti i pandryshuar, në 99 denarë për litër.

Tarifat e reja të ujit në Tetovë / Zeqiri: Qyteti me çmimin më të lirë të ujit në shtet
Me vendim të Këshillit Komunal, në Tetovë është miratuar rregullimi i çmimit të ujit. Megjithatë, sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, Valon Zeqiri, çmimi do të pësojë një rritje prej vetëm rreth 2 denarësh brenda tre viteve të ardhshme, duke mbrojtur kështu buxhetin e qytetarëve. Ai thekson se Komisioni Rregullator kishte propozuar një çmim mesatar prej 24 denarësh, por Bordi i ndërmarrjes ka vendosur të aplikojë tarifën minimale.

“Komisioni Rregullator na ka caktuar neve një çmim mesatar i cili është prej 24 denarë. Ne si ndërmarrje kemi të drejtë, me Këshillin e Brendshëm… të shkojmë në çmim maksimum ose çmim minimum. Dhe ne kemi vendosur që të mos e rëndojmë xhepin e qytetarit, që të jetë sa më korrekt dhe sa më i lirë në faturimin e ujit ndaj qytetarëve, kemi vendosur që të shkojmë në çmim minimal, i cili është diku te 22 denarë”, deklaroi Zeqiri.

Në aspektin financiar për familjet tetovare, nga ndërmarrja shpjegojnë se kjo do të thotë një ndryshim prej rreth 40 denarësh në muaj në faturat e tyre. Përkundër kësaj rritjeje të lehtë, NPK „Sharri“ thekson se Tetova vazhdon të ketë çmimin e ujit ndër më të lirët në nivel republikan.

“Një qytetar i cili harxhon diku te 21 kubik në muaj, në qoftë se ka paguar 400-420 denarë, do të duhet të paguajë diku te 460 deri në 470 denarë maksimum. Për gjithë qytetet në nivel republikan, qyteti i Tetovës besoj se ka ujin më të lirë në nivel republikan, duke marrë krahasim nëse marrim me qytetin e Ohrit ku është 70 denarë për metër kub, qyteti i Tetovës është 22.5 denarë për metër kub”. tha më tej Zeqiri.

Aktualisht, qyteti i Tetovës furnizohet me rreth 320 litra ujë në sekondë, sasi kjo e konsideruar e mjaftueshme për këtë periudhë të vitit kur nuk ka prani të mërgimtarëve. Nga ndërmarrja njoftojnë gjithashtu se reshjet e paralajmëruara të shiut gjatë ditëve në vijim pritet të përmirësojnë më tej situatën dhe furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm për qytetarët.