Drejtësi – TV21

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe zyrtarë të spitalit privat “Sante Plus”. Gjatë bastisjes në tri qytete janë sekuestruar edhe prova materiale, përveç tjerash 50 mijë euro para të gatshme dhe aparate celulari. Nga Ministria e Brendshme thonë se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal, të cilët ju kanë marrë pacientëve para privatisht për operacione të syve edhe pse shërbimet janë mbuluar nga Fondi.

Aksion i udhëhequr nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është zhvilluar që nga mëngjesi i së mërkurës dhe sipas informacioneve jozyrtare, në mesin e personave të përfshirë në hetim është edhe ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev, i cili përmendet si personi i parë i kallëzuar në këtë rast. Po ashtu informacionet jozyrtare për rastin përmendin edhe Ridvan Asani, ish-kryetar i Bordit Drejtues të FSSh-së, Vesna Qamillova, ish-menaxhere e spitalit “Sante”, si dhe Salih Bozkurt, ish-pronar dhe person i autorizuar në spital, Cveten Serafimovski, ish-drejtor i Departamentit të Kontrollit në FSSH; Zhaklina Stamenkova, ish-drejtoreshë e njësisë rajonale të FSSH-së në Shkup; si dhe Irena Popovska, shefja aktuale e njësisë rajonale në Shkup.

Sipas autoriteteve ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar, punën e pandërgjegjshme në shërbim, mashtrimin dhe pastrimin e parave. Të dëmtuar dyshohet se janë edhe një numër i madh i pacientëve, të cilët janë trajtuar në këtë spital.

Iskra Haxhi Vasileva zgjedhet shefe e re e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, me 64 vota
Iskra Haxhi Vasileva është zgjedhur shefe e re e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), pasi në votimin e sotëm fitoi 64 vota nga gjithsej 171 fletëvotime të vlefshme, tregojnë rezultatet e përmbledhura nga pesë vendvotimet në vend.

Në vendin e dytë, për nga numri i votave, u rendit Trajçe Pelivanov me 57 vota. Jovan Cvetanovski mori 30 vota, Faton Azizi 14, ndërsa Lidija Raiçeviq gjashtë vota. Në votim pati edhe katër fletëvotime të pavlefshme, ndërsa 12 prokurorë publikë nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës.

Votimi u zhvillua nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pas së cilës rezultatet u përmblodhën në një seancë publike të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Për këtë funksion garuan pesë prokurorë publikë: Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski.

Procesin zgjedhor e realizoi komisioni i formuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, në përbërje të Ermon Nezirit, Svetllana Stojkoviqit dhe Keti Petkovës.

Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski, pas votimit vlerësoi se bëhet fjalë për një proces të rëndësishëm demokratik, në të cilin vetë prokurorët vendosin se kush do ta drejtojë Prokurorinë kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ky është një proces i rëndësishëm, sepse vetë prokurorët vendosin se kush do ta drejtojë këtë Prokurori. Shpresoj që prokurori publik i zgjedhur t’u përgjigjet me përkushtim detyrave që e presin dhe që së bashku të kontribuojmë në forcimin e besimit në institucion dhe të dëshmojmë qartë një luftë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Saveski.

Sipas Saveskit, rëndësia e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i tejkalon kufijtë e sistemit të prokurorisë dhe është e rëndësishme edhe për imazhin e shtetit.

Pesë kandidatët i prezantuan programet e tyre para Këshillit të Prokurorëve Publikë më 13 tetor. Në fokus të programeve të tyre ishin forcimi i kapaciteteve hetimore, lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, hetimet financiare, efikasiteti në veprim dhe pavarësia më e madhe e prokurorisë.

Zgjedhja u zhvillua për shkak të përfundimit të mandatit të shefit aktual të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë funksion në tetor të vitit 2022. Shpallja për zgjedhjen e shefit të ri u publikua në “Gazetën Zyrtare” më 21 gusht të këtij viti.

Rritet numri i fëmijëve viktima të veprave penale, Këshilli shtetëror kërkon më shumë mbrojtje
619 fëmijë viktima të veprave penale janë identifikuar nga prokuroritë publike gjatë vitit 2025, që paraqet një rritje prej 40 për qind krahasuar me vitin 2024. Nga gjithsej 619 fëmijët viktima, 352 janë meshkuj dhe 267 femra. Sipas raportit, 442 fëmijë janë identifikuar në kategorinë e viktimave, prindërit e të cilëve janë dënuar, ndërsa 177 në kategorinë ku prindërit janë gjykuar në përputhje me ligjin. Gordana Lazhetiq nga Këshilli Shtetëror rekomandon ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, me qëllim përcaktimin më të qartë të përgjegjësive të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë për formimin dhe funksionimin e organeve për parandalim.

“Nga këtu, angazhimi ynë është që dispozitat që kanë të bëjnë me këshillat komunalë, të cilat tani janë pjesë e Ligjit për drejtësi për fëmijët, ku parashikohet përgjegjësi e veçantë për kryetarët e këshillave në komuna, si dhe përgjegjësia e tyre kundërvajtëse dhe sanksionet kundërvajtëse për drejtësi për fëmijët, të kalojnë në Ligjin për vetëqeverisje lokale, aty ku realisht e kanë vendin”, tha Gordana Lazhetiq, kryetare e Këshillit shtetëror për parandalim dhe drejtësi për fëmijët.

Këshilli Shtetëror rekomandon vendosjen e një sistemi të harmonizuar për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet policisë, prokurorive, gjykatave dhe qendrave për punë sociale, zbatimin më të madh të masave mbrojtëse dhe drejtësisë restauruese, si dhe sigurimin e mjeteve për zbatimin e Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët.

“Ajo që na mungon në mënyrë sistematike është një listë e përditësuar e avokatëve për punë me fëmijë. Oda e Avokatëve na kishte dorëzuar një listë në Këshillin Shtetëror, të cilën ne e shpërndamë te gjykatat, mirëpo kjo listë do të duhet të përditësohet më tej, pra të kemi avokatë që janë të sensibilizuar për punën me fëmijë”, shtoi tha Gordana Lazhetiq, kryetare e Këshillit shtetëror për parandalim dhe drejtësi për fëmijët.

Megjithatë raporti vjetor tregon se, përveç disa përmirësimeve në mbrojtjen juridike dhe zbatimin e masave që nuk përfshijnë privimin nga liria, mbeten dobësi serioze në parandalimin e hershëm, koordinimin institucional, kushtet për trajtimin e fëmijëve dhe sigurimin e mbështetjes në kohë për kategoritë më të cenueshme.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën, reagon LSDM-ja: Vendimi, pas deklaratave për “punëtorët ekonomikë”
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën e LSDM-së opozitare për shqyrtimin e Rezolutës së paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja në Kuvend, me të cilën dënohen akuzat e opozitës lidhur me politikat e migracionit në vend. Gjykatësit morën vendim unanim se kjo iniciativë nuk përmban normë juridike, por se bëhet fjalë për qëndrime politike të partive. Rezoluta u paraqit në tetor të vitit të kaluar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të LSDM-së opozitare për pranimin e migrantëve dhe ndërtimin e kampeve.

“Nga përmbajtja e saj rezulton se Kuvendi mban qëndrime politike lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me migracionin, pa vendosur norma juridike me të cilat rregullohen marrëdhënie të caktuara shoqërore. Duke pasur parasysh të gjitha këto, konsiderojmë se janë plotësuar kushtet procedurale, përkatësisht kushtet nga Rregullorja e Punës së Gjykatës, nga neni 38, alineja 1, për hedhjen poshtë të iniciativës“, deklaroi Naser Ajdari, gjykatës kushtetues.

LSDM-ja reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë iniciativën e saj kundër Rezolutës së VMRO-DPMNE-së për migrantët, duke e lidhur këtë vendim me deklaratat e fundit të përfaqësuesve të pushtetit për sjelljen e punëtorëve të huaj. Nga LSDM-ja thonë se Aleksandar Nikolloski paralajmëroi ardhjen e 50 mijë „punëtorëve ekonomikë“ në vit, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski e rriti shifrën në mbi 100 mijë. Sipas opozitës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi dy ditë pas deklaratës së Nikolloskit dhe një ditë pas asaj të Mickoskit. LSDM-ja gjithashtu akuzon pushtetin për kontroll mbi gjyqësorin dhe ndikim mbi punën e prokurorëve e gjyqtarëve, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e institucioneve./TV21

Provimi i jurisprudencës: Studentët kërkojnë 100% shqip, në të kundërtën paralajmërojnë protesta
Pas mbledhjes së Kuvendit Studentor në Universitetin “Nënë Tereza”, për provimin e jurisprudencës në shqip, kryetari Besar Sejdi deklaroi se provimi garantohet me ligj dhe kushtetutë dhe për këtë arsye kërkojnë që provimi i jurisprudencës të bëhet 100% në gjuhën shqipe dhe jo në përqindje me 84.

“Studentët dëshirojnë ta kthejnë me protesta përsëri, për diçka më konkrete do të bisedojmë së bashku me lëvizjen studentore të shohim se çfarë vendimi do të merret. Përgjigjen do ta jap, unë jam i gatshëm për protestë çdoherë që ministri na refuzon kërkesën tonë për 100% shqip”, deklaroi Besar Sejdi, kryetar i Kuvendit Studentor në UNT.

Dyshohet se prodhonte dhe shpërndante pornografi me fëmijë / Kallëzim penal ndaj 42-vjeçarit në Ohër, sekuestrohen pajisje dhe materiale
Sektori për Kriminalitet Kompjuterik pranë SPB-së së Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari me inicialet A. D., nën dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë, vepër e dënueshme sipas Kodit Penal.

Më 20 tetor, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, policia kreu bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në koordinim me Sektorin për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë kontrollit u sekuestruan një kompjuter desktop dhe video me përmbajtje të dyshuar të pornografisë me fëmijë. I dyshuari u privua nga liria, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i caktoi 30 ditë paraburgim./TV21

“Bordi nuk mori vendim të veçantë për blerjen e VLT-ve”! Mbrojtja: Vendimmarrja ishte në përputhje me ligjin
Bordi udhëheqës i SH. A. Lotaria Shtetërore nuk mori një vendim të veçantë për blerjen e aparateve VLT, dhe nevoja për blerjen e tyre nuk ishte një pikë e veçantë në rend të ditës, dëshmoi sot Hristo Najdanov, në cilësinë e ish-anëtarit të Bordit udhëheqës të Lotarisë, në seancën gjyqësore në rastin “Lotaria”.

Ai tregoi se një vendim i tillë për furnizim publik nuk ishte marrë gjatë periudhës 2017-2024 sa ishte anëtar i këtij organi. Megjithatë, Najdanov tha se zgjerimi i aktiviteteve të kompanisë dhe organizimi i lojërave elektronike të fatit u diskutuan edhe gjatë periudhës kur drejtoreshë ishte Katica Nikollovska Parnakova, ndërsa më vonë u emërua Përparim Bajrami, tani i dyshuari i parë. Sipas dëshmisë së tij, anëtarët nuk kishin kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar dokumentet në detaje para se të deklaroheshin në bord.

“Nga viti 2021, rendi i ditës dhe disa nga materialet filluan të na dorëzoheshin në formë elektronike. Në disa raste, kishim kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar ato, dhe në të tjera raste jo. Ndodhi që materialet të dërgoheshin në mëngjes, dhe pritej që ne të bënim një deklaratë deri në pasdite. Mund të flas për veten time: ndonjëherë nuk kisha kohë të mjaftueshme për të studiuar materialet. Aq sa mbaj mend, përgjigjet e anëtarëve ishin kryesisht pozitive. Nuk kishim mundësinë të kontaktonim shërbimet kompetente për shpjegime shtesë, veçanërisht kur bëhej fjalë për çështje për të cilat jo të gjithë anëtarët kishin njohuri të mjaftueshme”, deklaroi Hristo Najdanov, dëshmitar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga mbrojtja e të akuzuarit të parë Përparim Bajrami, dëshmitari konfirmoi se kishte besim në shërbimet profesionale të Lotarisë, përfshirë departamentin ligjor dhe departamentin e financave. Si arsye për besimin e tij në departamentin ligjor, ai theksoi punën e drejtuesit, i cili, sipas tij, i shpjegonte dhe argumentonte pyetjet. Kur u pyet nëse si anëtar i Bordit të Drejtorëve kishte marrë një rrezik duke u mbështetur në materialet e ofruara, ai u përgjigj pozitivisht.

“Në rastin konkret kemi vendim nga Bordi Mbikëqyrës, të thirrur në nenin konkret të statutit, neni 33, ku ata kanë të drejtë dhe obligim për kontrollim dhe vendimmarrje, ‘de facto’ ata sjellin vendime me të cilat e obligojnë subjektin që ajo të zbatohet. Një vendim i tillë, vlerësoj se është në përputhje me Ligjin për shoqëri tregtare dhe në atë drejtim nuk ka absolutisht asnjë pengesë”, deklaron Elenko Millanov, avokat i të akuzuarit të parë të Përparim Bajramit.

Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor, ku pritet të dëshmojnë të tjerë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria. Përndryshe, seanca e djeshme gjyqësore u shty pasi që dëshmitarja Nadije Hoxha ishte në udhëtim zyrtar jashtë shtetit.

Si deri te një Prokurori e pavarur?! Faton Azizi shpalos planin
Kandidati për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Faton Azizi ka shpalosur programin e tij dhe ka treguar se një nga pikat kyçe të tij do të jetë edhe pavarësia e PNKOK-së.

Në Click Plus në TV21, Azizi deklaroi se:

“Pavarësia reale e Prokurorisë do të garantohet në këtë mënyrë. Nëse ne krijojmë një Qendër Hetimore e cila është e pavarur dhe është vetëm në kuadër të Prokurorisë pa pasur ndërlidhje me institucionin amë. Nëse krijojmë prokurorë të cilët janë të ekipuar, kanë një numër të konsiderueshëm të njerëzve rreth vetes, të cilët do të jenë dora e djathtë e prokurorit dhe do të mundësojë të ketë një hetim të hollsishëm dhe të thelbsishëm”, tha Azizi.

20 mijë euro shpërblim, 30 mijë hua! Stafа mohon se paratë ishin për gjyqtarin Ristov
Ish-avokati i shtetit Fehmi Stafa, i cili po vuan dënim me burg pasi pranoi fajësinë në rastin për 50 mijë euro, sot dëshmoi para Gjykatës Penale në mbrojtje të gjyqtarit Gjoko Ristov, përcjell TV21. Stafa mohoi se paratë ishin të destinuara për Ristovin. Sipas tij, 20 mijë eurot që i kishte marrë ishin shpërblim për shërbime avokatore, ndërsa 30 mijë euro të tjera, sipas dëshmisë së tij, ia kishte dhënë Lupço Pecov – Djalli, si hua.

Ai tha se fajësinë e kishte pranuar për të zgjedhur, siç u shpreh, “të keqen më të vogël”, pasi kishte frikë se nuk do të dilte gjallë nga qelia e paraburgimit. Stafa akuzoi edhe hetuesit për presion dhe keqtrajtim, duke pretenduar se i ishte kërkuar të deklaronte se paratë ishin për gjyqtarin Ristov. Në gjykatë dëshmuan edhe përfaqësues të mbrojtjes, ndërsa mes dëshmitarëve të propozuar janë edhe prindërit e Ristovit dhe vetë Lupço Pecov.

“Lotaria”, mbrojtja kundërshton provat e Prokurorisë! Avokati Milanov: VLT-aparateve u është rritur vlera në treg
Këtë javë do të shihen më shpesh në Gjykatën Penale! Në rresht të parë Bajrami dhe Grubi e pas tyre edhe 6 të akuzuarit e tjerë të bordit të “Lotarisë së Maqedonisë” përballë dy Prokurorëve publik.

Vërejtja kryesore e palës mbrojtëse në këtë seancë ishte që sipas marrëveshjes “Casions Austria” nuk ka drejtë ekskluzive për organizimin e lojërave elektronike të fatit. Avokati i njërit prej të akuzuarve, tha se organizimin e lojërave të fatit përmes aparateve VLT nuk e kanë vetëm ata në ujdinë e lidhur me Lotarinë Shtetërore. Elenko Milanov tha se Shoqëria aksionare shtetërore “Lotaria Shtetërore” e ka të drejtën të organizoj edhe vetë në mënyrë të pavarur, por edhe me subjekte të tjera private.

“Me këtë vërejtje dëshmohet se e gjithë procedura që është zbatuar rreth tenderimit dhe e drejta për organizim është e bazuar në ligj dhe nuk ka asnjë pengesë. Ajo që e vlerësoj se këtu do të duhej të paraqitej si çështje thelbësore është që në asnjë pjesë të kësaj aktakuze dhe ndaj asnjërit nga këta persona të akuzuar nuk vërtetohet që me furnizimin e këtyre VLT aparateve cilido qoftë ka arritur të merr vlera pasurore të kundërligjshme për vete”, theksoi Elenko Milanov.

Në prezantimin e vërejtjeve të aktakuzës nga të gjithë avokatët e të akuzuarve ndaj 231 provave materiale të prokurorisë spikati ajo e avokatit Milanov duke thënë që vlera e blerjes së aparateve VLT është rritur dukshëm në treg, që mund të ketë kontribuar në ekonominë e shtetit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Ai e quan një investim frytdhënës që mund të vihet në funksion edhe sot.

“Ato pajisje edhe sot gjenden në hapësirat e Lotarisë së Maqedonisë dhe në hapat e mëtejme të procedurës besoj që do të ju dëshmojmë, para së gjithash gjykatës, por edhe të gjithëve se ai tender është në interes të shtetit sepse këto VLT aparate, duke pasur parasysh ndryshimet e çmimeve, sot vlejnë dukshëm më tepër dhe në çdo moment mund të aktivizohen nga SHA Lotaria Shtetërore”, shtoi Elenko Milanov.

Përveç ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë Përparim Bajrami, të cilët ishin në arrati, por u kthyen dhe iu dorëzuan autoriteteve në vend, në këtë çështje gjyqësore janë të akuzuar edhe Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu. Ata akuzohen për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe për shkaktim të dëmit ndaj SH.A. “Lotaria Shtetërore” në shumën prej 9.7 milionë euro, duke bërë furnizime të jashtëligjshme të aparateve të kumarit, të cilat asnjëherë nuk u përdorën për lojërat elektronike të fatit.