Showbiz – TV21

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë
Ka disa pyetje që mbeten të paharrueshme, sepse na kujtojnë shtëpinë, familjen dhe fëmijërinë. Një prej tyre është edhe shprehja aq e njohur për shqiptarët: “Çka ka me hangër?”.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të këndshëm nga fëmijëria e saj, duke treguar se shqipja ishte gjuha e saj e parë dhe se në shtëpinë e saj përsëritej shpesh pikërisht kjo pyetje.

E pyetur se cila shprehje shqipe dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj, Dua u përgjigj me buzëqeshje: “Çka ka me hangër?”, duke shpjeguar se bëhej fjalë për pyetjen se çfarë kishte për darkë.

Një rrëfim i vogël, por plot ngrohtësi, që na kujton se pavarësisht famës, udhëtimeve dhe suksesit ndërkombëtar, shijet e shtëpisë dhe kujtimet e fëmijërisë mbeten gjithmonë të veçanta./TV21

Drake surprizon publikun në Toronto, performon së bashku me artisten shqiptare Qendresa
Reperi kanadez Drake ka surprizuar publikun në Toronto, duke u shfaqur në një performancë live së bashku me këngëtaren me origjinë shqiptare Qendresa.

Gjatë mbrëmjes së së premtes, Drake është shfaqur para publikut dhe ka performuar këngën “SlapTheCity”, bashkëpunimin e tij me Qendresën.

Prania e reperit ka shkaktuar entuziazëm të madhte të pranishmit, të cilët kanë filmuar momentindhekanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale.

Faqja Complex Canada ka publikuar pamjenga kjo mbrëmje, duke e përshkruar si njëtjetër të premtetë veçantë në Toronto.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe reagimepozitive për bashkëpunimin e dyartistëve.

Krenare për të bijën, Adriana Matoshi njofton në Kuvend se Prina u zgjodh aktorja më e mirë në një Festival në Gjermani
Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi para fillimit të seancës së sotshme me krenari e ka drejtuar telefonin kah gazetarët për të treguar suksesin e vajzës së saj, Pinea Matoshi.

Ajo ka triumfuar në edicionin e 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, duke fituar çmimin prestigjioz “Young Actors Award 2026”, transmeton lajmi.net.

Pinea Matoshi, e cila interpreton rolin kryesor në filmin “Dua”, me regji të regjisores së njohur kosovare Blerta Basholli, është shpallur fituese e çmimit “Young Actors Award 2026”, duke u vlerësuar nga juria ndërkombëtare për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm.

Ky sukses merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për debutimin e Pineas në botën e aktrimit filmik. Në paraqitjen e saj të parë në ekranin e madh, ajo arriti të lërë përshtypje të fuqishme dhe të vlerësohet në mesin e talenteve të reja ndërkombëtare.

Dua Lipa bëhet emri kryesor i festivalit më gjigant të muzikës në botë
Dua Lipa do të jetë emri kryesor i festivalit më gjigant në botë – Coachella.

Ylli shqiptar me famë botërore do të jetë performuese në ditën e parë, si këngëtarja në skenën kryesore të festivalit që çdo vit tërheq miliona fansa të muzikës nga e gjithë bota.

Në ditën e parë është njoftuar të performojnë edhe emra të tjerë madhështorë, si Madonna, Zara Larsson, Peggy Gou, Kehlani, e të tjerë.

Në ditët e tjera do të ngjitën në skenë Tame Impala, The Neighbourhood, Becky G, SZA, Martin Garrix, Maneskin, Daddy Yankee e të tjerë.

Xavi rrëfen dashurinë për bashkëshorten: “Të dua marrëzisht!”
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, ka ndarë një mesazh të veçantë dashurie për bashkëshorten e tij, Núria Cunillera, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë mes tyre.

“Shumë urime, zemra ime! Je më e mira! Jam shumë i lumtur pranë teje. Të dua marrëzisht!” – shkruan Xavi në mesazhin e tij.

Fjalët e ish-mesfushorit të Barcelonës përcjellin dashuri dhe mirënjohje për partneren e tij të jetës, me të cilën ndan prej vitesh një histori të bukur familjare.

Xavi dhe Núria Cunillera u martuan në vitin 2013 dhe kanë së bashku dy fëmijë, Asia dhe Dan. Ish-kapiteni i Barcelonës është shprehur edhe në raste të tjera publikisht për dashurinë dhe lumturinë që i fal bashkëshortja e tij.

Një dedikim i shkurtër, por plot ndjenjë, që tregon se përtej suksesit dhe famës në futboll, familja mbetet një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së Xavit.

Nga dashuria në serial te romanca në jetë reale? Ceylan dhe Haydar Ali befasojnë fansat me foton e përbashkët!
Aktorët e njohur të serialit turk “Yeraltı”, Devrim Özkan dhe Deniz Can Aktaş, të cilët janë të njohur me rolet e Ceylanit dhe Haydari Aliut, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Prej kohësh në mediat turke po qarkullojnë lajme dhe thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie mes dy aktorëve, të cilët dyshohet se janë afruar gjatë xhirimeve të serialit.

Por duket se kësaj here ka ardhur një tjetër sinjal që ka tërhequr vëmendjen e fansave!

Aktorja ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi romantike së bashku me Deniz Can Aktaş. Në fotografinë e realizuar pranë detit, dy aktorët shfaqen krah njëri-tjetrit, në një moment mjaft të veçantë.

Ndërkohë, interesimi për jetën e tyre sentimentale ishte shtuar edhe më parë, pasi Deniz Can Aktaş, gjatë një interviste, ishte shprehur se në jetën e tij ekziston një dashuri që e bën të lumtur.

“Po, në jetën time ka një dashuri. Një dashuri që më bën të lumtur”, ishte shprehur aktori.

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë
Paris Jackson, vajza e legjendës së muzikës Michael Jackson, ka nisur një betejë ligjore për të përfituar 600 milionë dollarë nga pasuria e të atit. Ajo ka paraqitur një kërkesë në gjykatë, duke akuzuar administratorin shumëvjeçar të trashëgimisë, John Branca, se po pengon fëmijët e këngëtarit të kenë akses në paratë që u takojnë.

Në një padi të re, Paris kërkon që shuma prej 600 milionë dollarësh të transferohet në fondin familjar të trashëgimisë Michael Jackson Family Trust. Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye ligjore që këto para të vazhdojnë të mbeten të bllokuara, më shumë se 17 vjet pas vdekjes së babait të saj.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, kërkesa është depozituar më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it. Paris kërkon që gjykata të urdhërojë shpërndarjen paraprake të 600 milionë dollarëve në fondin familjar, i cili është krijuar për të dhe dy vëllezërit e saj, Prince, 29 vjeç, dhe Bigi, 24 vjeç.

Ajo pretendon se, pavarësisht se administrimi i pasurisë së Michael Jackson ka gjeneruar miliarda dollarë të ardhura dhe ka grumbulluar qindra miliona dollarë në para të gatshme, fondi që duhet të përfitojnë fëmijët e tij ende nuk është financuar.

Akuzat ndaj administratorit të trashëgimisë

Në kërkesën e saj, Paris Jackson akuzon John Brancën, ekzekutorin e testamentit të këngëtarit, se ushtron kontroll të tepruar mbi tre fëmijët e Michael Jackson, duke vendosur vetë se kur dhe nëse ata do të marrin para nga trashëgimia.

Branca është avokat dhe president i kompanisë The Michael Jackson Company. Ai ishte punësuar fillimisht nga mbreti i popit në vitin 1985. Në vitin 2006 u largua nga ekipi i bashkëpunëtorëve të Jackson për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, për t’u rikthyer në vitin 2009, vetëm tetë ditë para vdekjes së këngëtarit.

Paris pretendon se, kur nisi të kundërshtonte mënyrën e administrimit të trashëgimisë vitin e kaluar, duke ngritur pikëpyetje edhe për ato që i cilësoi si dhurata jashtë detyrimeve kontraktuale të Brancës për bashkëpunëtorët e tij, u përball me veprime agresive ligjore dhe sulme publike.

Ajo pretendon gjithashtu se, pas këtyre kundërshtimeve, shumat e parave që u jepeshin asaj dhe vëllezërve të saj u reduktuan me miliona dollarë.

“Ky qëndrim dhe kjo mënyrë administrimi nuk duhet të vazhdojnë më”, thuhet në kërkesën e paraqitur në gjykatë.

Çfarë parashikonte testamenti i Michael Jackson për fëmijët e tij?

Sipas testamentit të Michael Jackson, fëmijët e tij do të fillonin të përfitonin të ardhura nga pjesët përkatëse të fondit familjar pasi të mbushnin 21 vjeç.

Megjithatë, Paris pretendon se kjo nuk ka ndodhur në mënyrën e parashikuar dhe se tre fëmijët kanë marrë shuma më të ulëta, të përcaktuara nga Branca.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se dëshira e Michael Jackson ishte që secili prej fëmijëve të merrte një të tretën e kapitalit të fondit përkatës kur të mbushte 30 vjeç. Në moshën 35-vjeçare, secili do të përfitonte gjysmën e shumës së mbetur, ndërsa në moshën 40-vjeçare do të kishte akses të plotë në pjesën e mbetur të trashëgimisë.

Prince pritet të mbushë 30 vjeç pas katër muajsh, Paris do të mbushë 29 vjeç në prill, ndërsa Bigi do të festojë 25-vjetorin e lindjes në shkurt.

Paris argumenton se pasuria e të atit disponon fonde të mjaftueshme për të financuar fondin familjar, duke ruajtur njëkohësisht kapitalin e nevojshëm për të përmbushur detyrimet financiare ende të pazgjidhura.

Përgjigjja e administratorëve të pasurisë

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e trashëgimisë së Michael Jackson i kanë kundërshtuar akuzat e Paris. Një zëdhënës i pasurisë deklaroi për Page Six se financimi i plotë i fondeve familjare dhe atyre individuale nuk është ende i mundur për shkak të çështjeve ligjore të pazgjidhura.

Sipas tij, një nga pengesat kryesore është mosmarrëveshja e vazhdueshme me Shërbimin Amerikan të të Ardhurave të Brendshme (IRS), i cili kishte kërkuar 700 milionë dollarë në taksa dhe gjoba nga trashëgimia e këngëtarit.

Përfaqësuesi theksoi se administrata e pasurisë ka arritur të sigurojë një vendim gjyqësor që e ka ulur ndjeshëm këtë shumë, por çështja nuk është zgjidhur përfundimisht dhe rezultati mund të ndryshojë ende.

Ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se Branca ka mbajtur apo ka reduktuar pagesat për trashëgimtarët.

“Pretendimi se ekzekutori i testamentit ka mbajtur apo ka ndërprerë pagesat është tërësisht i sajuar. Më shumë se 200 milionë dollarë u janë shpërndarë tashmë Paris dhe përfituesve të tjerë, ose janë përdorur në interes të tyre”, deklaroi zëdhënësi.

Në përfundim, përfaqësuesit e pasurisë u shprehën se presin zgjidhjen e të gjitha çështjeve ligjore, në mënyrë që fondacioni bamirës dhe fondet familjare të financohen plotësisht, ashtu siç kishte dëshiruar Michael Jackson.

Të ardhurat nga pasuria e Michael Jackson kalojnë 2.5 miliardë dollarë

Në kërkesën e saj gjyqësore, Paris Jackson përmend disa prej transaksioneve më të rëndësishme financiare të realizuara nga administruesit e trashëgimisë.

Në vitin 2018, pasuria e këngëtarit shiti te kompania Sony pjesën prej rreth 10% që zotëronte në EMI Music Publishing, për shumën prej 287.5 milionë dollarësh.

Një tjetër transaksion ishte shitja e fermës së famshme Neverland në vitin 2020, për 22 milionë dollarë.

Ndërkohë, në vitin 2023 u arrit një marrëveshje me Sony, e cila ra dakord të paguante paraprakisht 750 milionë dollarë për blerjen e 50% të aseteve të mbetura të pronësisë intelektuale të trashëgimisë së Michael Jackson.

Sipas kërkesës gjyqësore, vetëm këto transaksione gjeneruan më shumë se 1 miliard dollarë likuiditete, përpara zbritjes së taksave dhe shpenzimeve.

Administratorët e pasurisë kanë deklaruar gjithashtu se deri në dhjetor 2024 ishin krijuar të ardhura bruto prej më shumë se 2.5 miliardë dollarësh, ndërsa vlera e përgjithshme e trashëgimisë vlerësohet nga 2 deri në 3 miliardë dollarë.

Në dhjetor 2024, pasuria dispononte rreth 850 milionë dollarë në para të gatshme dhe ekuivalentë të tyre. Paris, e cila në atë kohë ishte 28 vjeç, vlerëson se edhe pas llogaritjes së detyrimeve të mundshme financiare, mbeten rreth 600 milionë dollarë të disponueshëm për t’u shpërndarë.

Çfarë kërkon Paris Jackson nga gjykata?

Në kërkesën e saj, Paris argumenton se legjislacioni i Kalifornisë favorizon shpërndarjen e pasurisë te përfituesit sa më shpejt të jetë e mundur, për sa kohë që nuk rrezikohen interesat e kreditorëve apo palëve të tjera të përfshira.

Ajo thekson se çështjet e hapura tatimore dhe mosmarrëveshjet ligjore nuk përbëjnë arsye të mjaftueshme për të mbajtur të bllokuara të gjitha asetet e trashëgimisë. Sipas saj, pothuajse të gjitha kërkesat e rëndësishme të kreditorëve dhe çështjet gjyqësore janë zgjidhur ose kanë përfunduar në favor të pasurisë, ndërsa vetëm disa prej tyre mbeten ende të hapura.

Paris kërkon që gjykata të urdhërojë John Brancën të transferojë 600 milionë dollarë në fondin familjar, ose një shumë tjetër që gjyqtari mund ta konsiderojë të përshtatshme.

Ajo kërkon gjithashtu që shpenzimet gjyqësore dhe tarifat e avokatëve të saj të mbulohen nga pasuria e trashëgimisë.

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj çështjeje është planifikuar të zhvillohet në muajin dhjetor.

Stresi kritikon studentët, braktis protestën: Kokë turku nuk bëhem, nuk duan t’a rrëzojnë Ramën
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po zhvillohet qëndresa. Sipas tij, protesta nuk po shkon drejt rrëzimit të qeverisë.

Reagimi vjen vetëm një ditë pas incidenteve në protestën e të shtunës, ku deputetë të PD-së nuk u pranuan në protestën e studentëve. Përmes një postimi në “Instastory”, reperi shkruan se nuk dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë në protestë, duke pretenduar se pjesëmarrësit nuk duan realisht rrëzimin e Edi Ramës.

“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jua shpjegoj që s’dun me e rrëzu Edi Ramën”, shkruan ai.

Stresi shton se nuk ka ardhur për t’u “rraskapitur çdo ditë pa lidhje”, ndërsa shprehet se për rrëzimin e qeverisë do të nevojitej, sipas tij, një “kryengritje”.

“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull”, shkruan Stresi.

Në këtë kontekst, largimi i paralajmëruar nga Stresi mund të lidhet edhe me përplasjen mes protestuesve dhe figurave të PD-së.

Butrint Imeri dhe aktorja turke sërish në qendër të vëmendjes, një detaj nga Prishtina zbulon më shumë seç pritej!
Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coşkun, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi në pamjet e publikuara nga Prishtina është vënë re një detaj që lidhet me këngëtarin shqiptar, Butrint Imeri.

Aktorja ka ndarë një moment nga brenda një veture, teksa shihet duke lëvizur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës. Por, përtej pamjeve të zakonshme, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr dora e një personi që shfaqet në video.

Sipas detajeve të vërejtura, tatuazhi në dorën e tij ngjan me atë të këngëtarit Butrint Imeri, duke nxitur dyshimet se personi në fjalë mund të jetë pikërisht ai.

Kureshtjen e shton edhe fakti se Su Burcu dhe Butrinti kanë disa ditë që kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Kujtojmë se emrat e dyshes janë përfolur edhe më herët për një romancë të mundshme, por deri më tani as aktorja dhe as këngëtari nuk kanë bërë ndonjë reagim apo konfirmim publik lidhur me këto aludime.

Ndërhyrja në ezofag: Kim Kardashian zbulon frikën për kancer pas humbjes së të atit
Kim Kardashian është përballur me një problem shëndetësor që ka kërkuar ndërhyrje mjekësore, pasi te ajo janë zbuluar disa anomali në ezofag, pas diagnostikimit me ezofagit.

Në episodin e fundit të reality show-t “The Kardashians”, të transmetuar sot, më 29 tetor, ylli televiziv rrëfeu shqetësimin e saj për gjendjen shëndetësore, veçanërisht për shkak të historisë familjare me kancerin.

“Kam vizituar disa mjekë dhe kohët e fundit e kam shumë në mendje këtë çështje”, u shpreh ajo, duke pranuar se situata e prek edhe emocionalisht.

“Nuk ua kam treguar shumë njerëzve, sepse mendoj se është diçka që më prek shumë personalisht dhe vërtet nuk dua të shkoj deri aty. Meqë babai im vdiq nga kanceri i ezofagut, shpresoj vetëm të mund të marr ilaçe dhe që kjo të kalojë”.

Babai i saj, Robert Kardashian, ndërroi jetë në vitin 2003, në moshën 59-vjeçare, si pasojë e kancerit të ezofagut.

Në pamjet paraprake të episodit të ardhshëm, Kim shfaqet në spital, ku shpjegon se mjekët i kanë rekomanduar heqjen e anomalive të zbuluara.

“Mjeku thotë se ezofagu im ka këto anomali dhe se duhet t’i heq. Është e njëjta gjë që kishte edhe babai im”, dëgjohet të thotë ajo. Në një moment tjetër, nëna e saj, Kris Jenner, shfaqet pranë saj duke u përpjekur ta qetësojë.

Nuk është hera e parë që problemet shëndetësore të Kim Kardashian bëhen pjesë e reality show-t. Në një episod të transmetuar në nëntor të vitit 2025, ajo zbuloi se mjekët i kishin diagnostikuar një aneurizëm në tru. Kardashian pretendoi se kjo gjendje ishte shkaktuar nga stresi i fortë që kishte përjetuar gjatë divorcit nga Kanye West.