Evropë – TV21

Macroni kundërshton dominimin e fuqive të mëdha mbi shtetet e vogla
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka marrë pjesë të dielën në aktivitetin FrancoTech në Kamboxhia, së bashku me kryeministrin Hun Manet, ku ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, tregti të hapur dhe vlera të përbashkëta.

Gjatë fjalimit të tij, Macroni ka mbrojtur ato që i ka cilësuar si një “rrugë e tretë”, duke kundërshtuar dominimin e fuqive të mëdha mbi shtetet më të vogla.

“Ne besojmë në respektimin e tregtisë së hapur, të drejtë dhe të barabartë. Besojmë në shkencë. Besojmë në bashkëpunim, dhe jo që një fuqi apo një tjetër të ushtrojë hegjemoninë mbi një grusht shtetesh vasale”, ka deklaruar Macron.

Presidenti francez ka takuar gjithashtu pjesëmarrësit gjatë një vizite në aktivitet, i cili ka mbledhur së bashku përfaqësues të komunitetit teknologjik frankofon.

BE-ja paralajmëron pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndihmë shtesë për Ukrainën
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe ushtarake për Ukrainën, ndërsa Komisioni Evropian po përgatit pakon e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë. Njëkohësisht, BE-ja do të dërgojë 500 gjeneratorë elektrikë për të ndihmuar ukrainasit të përballojnë dimrin.

Kështu bëhet e ditur në një deklaratë të përbashkët të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Të dy zyrtarët sot në Dublin, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në deklaratë theksohet se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila do të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 26 dhe 27 nëntor, do të shqyrtohen nevojat urgjente financiare të Ukrainës për vitin 2027, bazuar në propozimin e Komisionit Evropian.

“Ukraina duhet të negociojë nga një pozitë fuqie, ndërsa Rusia duhet të bindet se duhet të ulet në tryezën e negociatave me qëllim të sinqertë për arritjen e paqes”, theksuan Costa dhe von der Leyen.

Protestë kundër rritjes së kostove të jetesës, grevë 24-orëshe në Spanjë
Reth katër milionë punonjës në Spanjë iu bashkuan këtë të mërkurë një greve të përgjithshme, në shenjë proteste ndaj krizës së strehimit dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve të qirave.

Greva e mbështetur nga dy sindikatat më të mëdha në vend përfshiu sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndërsa protestuesit dolën në rrugë, pavarësisht motit të keq.

Kjo është greva e parë e përgjithshme që mbahet në Spanjë që prej vitit 2012, kur punonjësit protestuan kundër masave shtrënguese gjatë krizës së borxhit në eurozonë.

Në Madrid dhe Barcelonë, shumë dyqane mbyllën qepenat, ndërsa në disa zona pati edhe përplasje me policinë.

Pjesëmarrja më e lartë u raportua në porte dhe në industrinë automobilistike, ku u ndërprenë plotësisht punimet në disa fabrika.

Sipas Bankës Qendrore, Spanjës i mungojnë rreth 750 mijë banesa, ndërsa deficiti pritet të kalojë një milion deri në vitin 2028. Qiraja mesatare mujore  prej 1.176 eurosh, përbën pothuajse të gjithë pagën mesatare mujore të një të riu.

Ndërkohë, protestat zhvillohen në prag të zgjedhjeve të parakoshme që mbahen këtë muaj e ku kryeministri Pedro Sanchez po përballet me presion politik me të djathtën ekstreme, e cila mund të katapultohet në pushtet.

Gjermani, inteligjenca artificiale kërcënon 800.000 vende pune gjatë 15 viteve të ardhshme
Rreth 800,000 vende pune do të humbasin në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme për shkak të inteligjencës artificiale, ka vlerësuar kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles. Megjithatë, ajo tha se do të krijohen edhe shumë të tjera.

“Në thelb, askush nuk është më imun”, tha znj. Nahles për Handelsblatt, duke iu referuar qindra mijëra vendeve të punës që do të humbasin për shkak të zgjerimit të inteligjencës artificiale, ndërsa vuri në dukje se disa sektorë, siç janë ofruesit e shërbimeve, kompanitë e sigurimeve dhe bankat, do të goditen më shumë se të tjerët. “Në të kundërt, profesionet që përdorin më pak inteligjencën artificiale, siç janë profesionistët e kualifikuar, po dëshmohen jashtëzakonisht të qëndrueshme, ndërsa edhe punëtorët gjysmë të kualifikuar ose të pakualifikuar ende kanë mundësi, sepse shpesh nuk kemi nevojë t’i zëvendësojmë ata me inteligjencë artificiale”, vërejti ajo.

Sipas saj, në 15 vitet e ardhshme, rreth 800,000 vende pune do të humbasin në Gjermani për shkak të aplikacioneve të inteligjencës artificiale , por do të krijohen edhe shumë vende të reja. “Do të doja të shihja më shumë investime në inteligjencën artificiale në Gjermani, por vetëm nëse kjo do të rrisë produktivitetin”, sqaroi ajo.

Për Nahles, papunësia është tani një problem më i madh sesa mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Vetëm sektori i ndërtimit po tregon aktualisht njëfarë përmirësimi, falë programeve të infrastrukturës së qeverisë, tha ajo. “Për momentin, papunësia më shqetëson më shumë sesa mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Megjithatë, brenda pesë vjetësh problemi më i madh do të jenë padyshim punëtorët e kualifikuar. Për shkak të ndryshimeve demografike, tregu gjerman i punës po humbet gjithsej rreth 500,000 punëtorë në vit”, shpjegoi Andrea Nahles, e cila shërbeu edhe si ministre federale e punës nën Angela Merkel. Aktualisht, emigrimi i të rinjve nga Evropa është në nivelin e tij më të ulët në një kohë të gjatë, kështu që ne duhet të tërheqim punëtorë të kualifikuar nga jashtë BE-së, vuri në dukje ajo.

Franca akuzon Iranin për sulmin kibernetik ndaj frigoriferëve të vendit
Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas sulmeve kibernetike që prekën frigoriferët dhe ngrirësit në supermarketet e vendit.

Duke folur në një konferencë për media, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka thënë se Irani do të përballet me pasoja.

Ndërkohë, prokuroria e Parisit ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj drejtuesit të një njësie të sulmeve kibernetike, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Sulmi kibernetik i muajit të kaluar ka bërë që frigoriferët dhe ngrirësit në qindra supermarkete në të gjithë Francën të ngroheshin, duke shkaktuar prishjen e produkteve të freskëta dhe ushqimeve të ngrira, me vlerë të përllogaritur në miliona euro.

Irani ende nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë
Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Rreth 1.6 milionë persona kanë marshuar në protestat masive që përfshinë Francën, sipas shifrave të publikuara nga sindikatat franceze.

Vetëm në Paris, sipas organizatoreve, në rrugë kanë dalë rreth 350 mijë protestues.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme franceze jep shifra dukshëm më të ulëta, duke raportuar afro 600 mijë pjesëmarrës në demonstratat e zhvilluara në të gjithë vendin deri në orën 17:00.

Protestat dhe greva kombëtare janë organizuar nga pesë sindikata, me pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit publik dhe privat, studentëve, gjimnazistëve dhe mbështetësve të lëvizjes së jelekverdhëve.

Në fokus të pakënaqësisë janë rritja e kostos së jetesës, pagat e pamjaftueshme, kushtet e punës dhe arsimi.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në një raportim të mëparshëm gjatë pasdites, rreth 270 mijë persona kishin marrë pjesë në 180 tubime në mbarë vendin, pa përfshirë kryeqytetin.

Shifrat u rritën ndjeshëm në orët në vijim, duke reflektuar përhapjen e protestave në dhjetëra qytete franceze.

Situata më e tensionuar është regjistruar në Lion dhe Renë, ku demonstratat janë shoqëruar me përplase mes protestuesve dhe policisë. Në Lion, një automjet është përfshirë nga flakët pranë, ndërsa grupe të identifikuara janë konfrontuar me forcat e rendit.

Edhe në Renë janë raportuar incidente, pasi disa persona të maskuar janë përplasur me policinë.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka njoftuar angazhimin e rreth 70 mijë efektivëve të policisë në të gjithë vendin, duke paralajmëruar një reagim të ashpër ndaj çdo akti dhune.

Greva ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në transportin publik, shkolla dhe spitale. Kulla Eiffel dhe disa ambiente ekspozimi të muzeut të Luvrit në Paris janë mbyllur për vizitorët.

Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 16 % e mësuesve i janë bashkuar grevës.

Qeveria franceze ka tentuar të zbusë pakënaqësinë përmes disa masave, përfshirë lirimin e 10 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike për të ndikuar në uljen e çmimeve të karburanteve.

Por pakënaqësia ka vijuar. Lëvizja e jelekverdhëve, e cila disa vite më parë tronditi Francën me protesta masive kundër rritjes së kostos së jetesës, ka bërë thirrje për bllokime rrugësh dhe demonstrata të tjera edhe gjatë ditëve në vijim.

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste
Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të martën se shërbimet sekrete komuniste ishin përpjekur ta rekrutonin si informator ndërsa kryente shërbimin ushtarak, por ai refuzoi dhe se më vonë u bë shënjestër e mbikëqyrjes së rreptë policore. Orban publikoi ​​një deklaratë në Facebook, së bashku me dokumente të shërbimit sekret nga viti 1982 dhe fundi i viteve 1980.

Hungaria pritet të fillojë të mërkurën publikimin e dhjetëra mijëra dosjeve policore të epokës komuniste në një bazë të dhënash publike online, duke u dhënë njerëzve qasje në listat e informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të përdorur nga ish-shërbimet e sigurisë shtetërore.

“Gjatë pjesës së parë të shërbimit tim ushtarak, ata u përpoqën të më rekrutonin, por unë refuzova, kështu që përpjekja rezultoi e pasuksesshme. Më vonë, unë, gruaja ime dhe anëtarët e tjerë të opozitës u mbajtëm nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Ne të gjithë ishim shënjestra të hetimeve sekrete të partisë shtetërore”, shkroi Orban në Facebook.

Orban, sundimi 16-vjeçar i të cilit përfundoi në zgjedhjet e prillit kur partia e qendrës së djathtë Tisza e kryeministrit Peter Magyar e rrëzoi atë, tha se dokumentet zbuluan se “informatorë u vunë mbi ne dhe pajisje përgjimi u instaluan në vendet tona të punës, në shtëpitë tona – dhe madje edhe në dhomat tona të gjumit”.

Hapja e arkivave të mërkurën është pjesë e premtimit të Hungarisë për t’i bërë publike të dhënat, të ruajtura në një bodrum të madh arkivash në Budapest, dhe për t’u lejuar hungarezëve të përballen me të kaluarën e tyre totalitare.

Sipas Reuters, edhe pse sundimi komunist mori fund në vitin 1989, Hungaria e vonoi hapjen e plotë të dosjeve për shkak të mungesës së vullnetit politik nga qeveritë e njëpasnjëshme. Deri më tani, përveç studiuesve, njerëzit e zakonshëm mund të kërkonin vetëm qasje në të dhënat e tyre ose ato të anëtarëve të familjes së ngushtë. Tani kushdo do të jetë në gjendje të kryejë kërkime në bazën e të dhënave online.

Midis viteve 1956 dhe 1989, në Hungari u regjistruan rreth 55,000 bashkëpunëtorë të fshehtë.

Protestat për koston e jetës pritet të shpërthejnë edhe në Gjermani
Protestat që kanë kapluar Evropën pritet të shpërndahen edhe në Gjermani e të rikthehen edhe në Francë të shtunën. Policitë tashmë janë mobilizuar për të parandaluar trazira, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar tubime paqësore.

Pas javëve të tëra, shpeshherë të dhunshme, protestat kanë shkundur Shqipërinë, Italinë, Spanjën, Portugalinë dhe Francën. E në Francë aktivistët kanë paralajmëruar sërish tubime për Natën e Shtrigave të shtunën. Protestat po bëhen për kostot e jetës dhe shërbimet e mangëta publike në shtet.

Në Gjermani, një aleancë e disa grupeve të quajtura “Gen Z regelt” (Gjenerata Z po i rregullon gjërat), u ka bërë thirrje mbështetësve të dalin në më shumë se 30 qytete për të kërkuar më shumë shpenzime nga shteti për shkollim, mbrojtje klimatike dhe strehim, por edhe për të dalë kundër planeve për të kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Alexander Throm, pjesë e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Deokratik (CDU) në pushtet në Gjermani, ka shkruar në një gazetë se “skena si ato në Francë duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Por Felix Banaszak, bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër në opozitë, ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për t’i vënë të rinjtë nën presion.

“Retorika e CDU-së, që synon t’i kriminalizojë këto protesta paraprakisht dhe t’i paraqesë si vepra të bandave që shkaktojnë trazira, mund t’i shtyjë njerëzit madje drejt radikalizmit”, ka thënë ai për RND-në.

Shefja e Policisë së Berlinit, Barbara Slowik Meisel, ka thënë se 1500 policë shtesë do të jenë në dispozicion në kryeqytet. Megjithatë ka vlerësuar se nuk ka sinjale për trazira.

Rreth 10 mijë protestues, shumica nxënës, studentë e prindër të tyre, pritet të dalin në zonën historike të Berlinit të shtunën. Tubime të tjera janë paralajmëruar edhe në Koln, Munih, Frankfurt e Hamburg.

Ekipi organizues ka bërë thirrje për qetësi. Në uebfaqen e “Gen Z Regelt” janë paraqitur më shumë se 160 mijë persona që kanë thënë se do të jenë pjesë e protestave.

Ndërkohë, në Francë, ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka thënë se e shtuna duket se do të jetë “ditë e rrezikshme”. Ai ka thënë se rreth 70 mijë policë, përfshirë njësitë elite, do të jenë nëpër qytete për të parandaluar trazira. Javën e shkuar në Paris protestuan rreth 400 mijë qytetarë.

Merkel: Është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që një grua ta pasojë presidentin aktual Frank-Walter Steinmeier, pasi atij t’i përfundojë mandati i dytë pesëvjeçar në marsin e ardhshëm.

“Gjermania ka 77 vjet histori si Republikë Federale, por asnjëherë nuk ka pasur një grua presidente”, deklaroi Merkel në një intervistë për MagentaTV, të transmetuar sot.

Sipas saj, është koha që të shtrohet pyetja nëse tashmë ka ardhur momenti që një grua të marrë këtë post.

“Njoh gra që tashmë kanë lindur dhe që do të mund ta bënin këtë punë”, tha Merkel në emisionin Bestbesetzung, pa përmendur emra konkretë, raportoi DPA.

Presidenti i ri i Gjermanisë do të zgjidhet më 30 janar nga Asambleja Federale, një organ i posaçëm kushtetues që mblidhet çdo pesë vjet me qëllim zgjedhjen e kreut të shtetit.

Prej disa muajsh, lideri i partisë bavareze CSU, Markus Söder, po mbështet kryetaren e Parlamentit të Bavarisë, Ilse Aigner, si pasuese të Steinmeierit.

Ndër emrat e tjerë që përmenden në bllokun konservator janë edhe kryetarja e Parlamentit gjerman, Julia Klöckner, ministrja e Arsimit, Karin Prien, si dhe ish-liderja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Burgim i përjetshëm për vrasësin e Ilaria Sulës, studentes shqiptare në Romë
Vrasësi i studentes shqiptare Ilaria Sula, Mark Antony Samson, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Romës, nën akuzat për vrasje me paramendim dhe fshehje të kufomës.

Prokurorja Maria Perna theksoi përpara trupit gjykues se “ky nuk ishte një krim pasioni” dhe se “Samsoni nuk u pendua kurrë për atë që bëri, duke vazhduar të besojë se Ilaria Sula e meritonte atë fat”.

Prindërit e Ilaria Sulës u shprehën se gjithmonë kishin pasur besim te drejtësia, megjithëse për ta burgimi i përjetshëm nuk është i mjaftueshëm për vrasësin.

“Drejtësia është vënë në vend, por dënimi i vërtetë me burgim të përjetshëm është për ne, mua dhe gruan time. Ai ende merr frymë, vajza ime jo. Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë. Gjithmonë kam pasur besim te drejtësia dhe nuk jam braktisur”, u shpreh babai i saj.

Ngjarja makabre ndodhi në mars të vitit 2025, kur Samsoni, i cili kishte qenë në një lidhje dashurie me Ilarian, e vrau atë me thikë në banesën e tij. Trupin e pajetë më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në një humnerë. Ilaria Sula studionte në Universitetin La Sapienza dhe vrasja e saj nxiti reagime të forta solidarizimi edhe në rrethet akademike kundër femicidit.