Bullgaria tërheq ambasadorin në Sofje dhe ngrin raportet me Maqedoninë

TË FUNDIT

Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov, do të qëndrojë në Sofje derisa, sipas autoriteteve bullgare, të ndodhë ndryshim i vërtetë dhe deri atëherë të ndërpriten të gjitha projektet ndërshtetërore ndërmjet dy vendeve, tha sot ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov.

“Nëse RVM vazhdon të sillet kështu, është e mundur të ketë veto përsëri. Është cinizëm të diskutosh projekte me RMV-në derisa Pendikov është në spital. Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të vazhdojë në rrugën evropiane, duhet të përmbushë detyrimet e saj. ”, theksoi ai.

Ministri kërkoi nga autoritetet maqedonase që të sigurohen përgjegjësinë për sulmin ndaj Pendikovit dhe pretendon se ai po kërcënohet edhe në spital.

Ai ka theksuar se janë të papranueshme akuzat për një lloj veprimtarie kriminale, të cilën autoritetet në Shkup duan t’ia atribuojnë viktimës në fjalë.

“Pretendimet se Pendikov është gjykuar për shitje droge janë të papranueshme. Është larguar nga vendi me pasaportë, duke kaluar kontrollin kufitar, pra askush nuk e kërkon”, sqaroi ambasadori Angelov.

Duke folur për festimin e 4 shkurtit, ditën e lindjes së Goce Dellçevit, ministri tha se nëse bullgarët ndalohen në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk lejohen të shkojnë në Shkup për të festuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë ashpër.