“Bullgarët duhet të jenë në Kushtetutë”, Sela thotë se nuk e komenton propozimin francez pa marrë dokumentin zyrtar

TË FUNDIT

Kreu i ASh-së, Ziadin Sela tha se nuk dëshiron ta koemntojë propozimin francez për zgjedhjen e kontestit Shkup-Sofje, pasi sipas tij nuk ka dokument zyrtar ku i njëjti do të mudn të analizohet, përjcell TV21. Sela tha se si ASh do të mbështesin futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Unë jam deklaruar publikisht, po, në Preambulë duhet të jenë bullgarët. Këtu nuk kemi asnjë dilemë. Në qoftë se vjen një propozim i tillë…unë thash nuk mund të flas pa e ditur se çfarë ka propozimi…Aleanca për Shqiptarët është aty për të përkrahur”, deklaroi mes tjerash Sela.