BQE i ka mundësuar Bankës Popullore të përdorë mjete likuiditeti deri në 400 milionë euro

Must Read

Dimitrovi në vizitën e parë pune zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov , sot 22 shtator (e martë) do të qëndrojë...

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita...

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...
- Advertisement -

Pas vlerësimit të kërkesës për mbështetje të likuiditetit të parashtruar nga Banka Popullore, Banka Qendrore Evropiane (BQE) iu përgjigj pozitivisht kërkesës duke aprovuar një repo-linjë bilaterale.

“Bankës sonë qendrore i mundësohet të përdorë mjetet likuiditeti në vlerë deri në 400 milionë EUR, nëse është e nevojshme, në formën e transaksionit repo për periudhën deri në mes të vitit të ardhshëm, ose sipas nevojës. Duke vepruar kështu, BQE e ka treguar gatishmërinë e saj për ta mbështetur Bankën Popullore përballë krizës së shkaktuar nga pandemia e Kovid-19”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore.

- Advertisement -

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska beson se vendimi pozitiv dhe linja repo e aprovuar janë një konfirmim i, siç thotë ajo, gatishmërisë sonë si një bankë qendrore për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur dhe në kohë sfidave të kësaj krize dhe për ta ruajtur me sukses stabilitetin makro-financiar.

Në emër të Bankës Popullore, Guvernatorja e falënderoi BQE-në për besimin dhe mbështetjen e saj.

- Advertisement -

“Banka Popullore do të vazhdojë çdo ditë ta japë kontributin e saj maksimal në ekonominë e Maqedonisë dhe qasjen e saj ndaj familjes së madhe evropiane. Edhe gjatë krizës së koronës, ajo vazhdon në rrugën që çon në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore. ls/shk/

- Advertisement -

Dimitrovi në vizitën e parë pune zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov , sot 22 shtator (e martë) do të qëndrojë në vizitë pune në Bruksel...

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita në pjesët perëndimore do të...

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -