Borrell: Kosova dhe Serbia janë të detyruara të përmbushin obligimet e tyre

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në përfundim të takimit të Ohrit ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i kërkojë me forcë Kosovës dhe Serbisë që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe se sipas tij, mospërmbushja e tyre do të ketë edhe pasoja.

Borrell tha se duhet të fokusohen tek përmbajtja e asaj që është dakorduar sot dhe se sipas tij, është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitime të konsiderueshme nga kjo marrëveshje.

error: Content is protected !!