Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell bëri të ditur se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për impelementimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, përcjell TV21.
“Jam i kënaqur të njoftoj se përfundimisht, pas 12 orëve, kemi një marrëveshje se si ta bëjmë, pra mund të njoftoj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar në aneksin e implementimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog ka qenë me një rëndësie të veçantë për ekuilibrin në Ballkan. Të hënën do të vijojnë takime të tjera në Bruksel. Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre, rrugë tjetër nuk ka”, tha mes tjerash Borell.