Blerim Shala zgjedhet koordinator për bisedime me Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Blerim Shalën si koordinator për bisedime me Serbinë.
Për këtë çështje ka reaguar deputeti Nait Hasani i cili tha se bisedimet janë çështje e Qeverisë dhe ajo do të duhet të vendos për personat që i zhvillojnë këto bisedime dhe jo Kuvendi i Kosovës.
Ndryshe, Blerim Shala ka qenë nënkryetar i AAK-së dhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.Largimin e tij e ka komentuar ditë më parë edhe Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ai është larguar për shkak të lakmisë së kësaj pozite.