Bienalja –Netët e Muzikës Klasike në Durrës

Një aktivitet i mirëpritur në qytetin bregdetar, ku që nga vitit 2003, i cili, ideatori i kësaj ngjarjeje muzikore, është violinisti me karrierë ndërkombëtare, Florian Vlashi
Prej 1 deri më 7 gusht do të prezantohet në Durrës, Bienalja –Netët e Muzikës Klasike, një aktivitet i mirëpritur në qytetin bregdetar, ku që nga vitit 2003, i cili, ideatori i kësaj ngjarjeje muzikore, është violinisti me karrierë ndërkombëtare, Florian Vlashi, që ka afirmuar programe instrumentistësh virtuozë dhe mbrëmje të nivelit të lartë profesional.
Sivjet, së bashku me muzikantin dhe kompozitorin e mirënjohur, Haig Zacharian bienalja do të shtegtojë në viset e Servantes-it, me temën “ESPAÑA”.
Artisti Florian Vlashi rrëmon në tingujt e përbashkët mes Spanjës dhe Durrësit, ata tinguj që sollën rrëfimin muzikor që ai e quan -Spanja, një histori dashurie-prej nga gjen edhe përgjigjet për pyetjet muzikore.